Albertini:“Opozita refuzon demokracinë”

Albertini:“Opozita refuzon demokracinë”

 

"Të mos pranosh rregullat siç bën opozita me qëndrimin e saj është të refuzosh demokracinë”.
Kështu deklaroi Kryetari i Komisonit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Gabriele Albertini.
 Në takimin me zotin Albertini,  Kryetarja e Kuvendit bisedoi lidhur me  liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e anëtarësimit  të Shqipërisë në BE.
Pas takimit, zoti Alberitni dha një deklaratë për median, ku theksoi :
Sigurisht brenda mesit të këtij viti, në verë, do të mbyllet proçesi I liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Jemi shumë të kënaqur  sepse kjo afron Shqipërinë me Evropën, dëshirë që e kemi të gjithë ne, veçanërisht ne italianët që jemi afër. topalli 14
Natyrisht dhe për shqipëtarët, që pas vitesh izolimi, aspironi të hyni në Europë me të drejta të plota. 
I pyetur për qëndrimin e opozitës zoti Albertini tha:
Pa dyshim rregullat e demokracisë janë rregulla të forta. Në momentin kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti ndërkombëtar i ka verifikuar dhe çertifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë rezultat e dala qartësisht, janë një realitet.
Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon.
Të mos pranosh këto rregulla siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë.topalli 14
Pra konfirmoj pozicionin e Presidentit e Parlamentit Europian Buzek se, “mazhoranca qeveris dhe opozita kontrollon”.
 Bazuar në  shtetin e së drejtës, në ndarjen e pushteteve, ku parlamenti është një pushtet, drejtësia një pushtet tjetër, dhe qeveria një tjetër, dhe meqenëse drejtësia ka marrë një vendim në lidhje me pretendimet e opozitës, atëherë pushteti politik nuk mund të dalë mbi pushtetin e drejtësisë. Po ta bënte parlamenti këtë, do të thotë që të shkelë rregullat e shtetit të së drejtës dhe kjo do të largonte Shqipërinë nga Europa.”

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek