Ministria e Punėve tė Jashtme pėrshėndet vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis Republikės sė Kosovės dhe Malit tė Zi.

Ministria e Punėve tė Jashtme pėrshėndet vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis Republikės sė Kosovės dhe Malit tė Zi.

Ministria e Punëve të Jashtme përshendet nënshkrimin e aktit të vendosjes së marrëdhenieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm, dhe një  mesazh shumë të qartë për paqen, stabilitetin dhe progresin në rajonin tonë.
Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson, gjithashtu, se një hap i tillë do t’i kontribuojë besimit më të mirë reciprok dhe do të nxisë respektin e ndërsjellë midis këtyre dy vendeve fqinje, në interes të të mirës së përbashkët, forcimit të stabilitetit rajonal, dhe në realizimin e shpejtë të qëllimeve të përbashkëta evropiane e euroatlantike.
Ministria e Punëve të Jashtme është e bindur se vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit është dëshmi e përparimit të saj në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të shtetit ligjor, si dhe shprehje e mentalitetit të ri të rajonit tonë, i orientuar drejt së ardhmes së përbashkët euroatlantik


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek