Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të vënë menjanë konsideratat e statusit në interes të arritjes së bashkëpunimit rajonal.
Kërkoj
fleksibilitet në vazhdimin e përcaktimit të metodës së veprimit kur
flitet për pjesmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar
dhe forumet që janë esenciale për zhvillimin ekonomik dhe demokratik
dhe stabilitetin afatgjatë në rajon, thotë zoti Ban në raportin e
fundit për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi misionin e
Unmikut në Kosovë.
Raporti i fundit tregon përmirësim në marrëdhëniet e UNMIK-ut me autoritetet kosovare pasi më parë ishin tejet të kufizuara me të dërguarin e posaçëm Lamberto Zannier. Po ashtu raporti thotë se situata e përgjithshme e sigurisë është realitivisht e qetë por e brishtë.
UNMIK-u mbetet i angazhuar për të ndihmuar të gjitha palët për të gjetur zgjidhje praktike për çështjet e interesit të përbashkët, thuhet në raport. Pavarësisht bashkëpunimit me të gjitha palët, arrija e marrëveshjve ka qënë e vështirë në fusha si drejtësia, doganat dhe trashgimia kulturore, thuhet në raport.
Raporti citon renien e tensioneve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në komunitetin verior Kroi i Vitakut, por thekson se situata në veri mbetet e brishtë. Raporti thotë se incidentet ndërt etnike vazhdojnë të ndodhin në Mitrovicë.
Në raport thuhet se qëllimi strategjik i UNMIK-ut mbetet nxitja e sigurisë, stabilitetit dhe respekti për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe rajon
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -4 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -4 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |