Kryeministri Berisha mori pjesë sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku shfrytezoi rastin ti kujtoj edhe njëherë opozitës se vendi i saj është në parlament.Duke folur para deputetëve demokrat Berisha tha: "Me një vendim zhgënjyes politik, ata që kërkuan të thirret seanca e jashtëzakonshme, nuk u lejuan dhe nuk lejohen që të marrin pjesë në debatin për një fatkeqësi madhore natyrore. Unë mendoj se ky është një gabim shumë i rëndë, sepse manipulimi me fatkeqësinë, manipulimi me forcat madhore natyrore, është politika më kundër produktive, më e gabuar dhe më e zhveshur nga çdo lloj morali.
Sidoqoftë, uroj që këto orë që kanë mbetur nga seanca, të jenë orë reflektimi, në interesin më të mirë të forcës politike që kërkoi seancën, por edhe në interesin më të mirë të shoqërisë dhe të vendit. Opozita le të marrë vendin që i takon në parlament. Deputetët e mandatuar nga Komision Qendror i Zgjedhjeve për votat që qytetarët e Shkodrës kanë vendosur mbi ta, duke votuar jo për maxhorancën, por për atë përqindje që kanë votuar për opozitën, gjykoj se, në qoftë se do të shtronim problemin në raport me kurajën qytetare, unë nuk mendoj se mund të gjejnë kurajë për të mos marrë pjesë në këtë seancë shumë të rëndësishme.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |