Në Kosovë, autoritetet shpallën sot kompaninë
amerikano – turke Bechtel-Enka”, si ofertën më të mirë për ndërtimin e
autostradës Morinë-Merdare. Zyrtarë të Ministrisë së Transporteve thanë
se kandidati më i mirë është ai me të cilin do të fillojnë edhe
negociatat për kontratën e ndërtimit të autostradës.
Sipas
vlerësimeve të deritashme, ndërtimi i kësaj autostrade mund të kushtojë
nga 700 deri në 800 milionë euro. Sipas projektit autostrada
Morinë-Prishtinë-Merdar, ka një gjatësi prej 117 kilometrash dhe do të
jetë vazhdimësi e autostradës Durrës – Kukës – Morinë, e cila u përurua
në qershor të vitit të kaluar.
Në mesin e kompanive që kanë bërë
ofertat e tyre për ndërtimin e kësaj rruge kishte të tilla nga Austria,
Turqia, nga Italia e Greqia.
Kompania amerikano – turke “Bechtel-Enka”, është e përfshirë në ndërtimin e një pjese të autostradës Durrës - Kukës – Morinë.
zeri i amerikes