Në njoftimin e sotëm për shtyp ministria e Brendëshme vrenë se situata në zonat e prekura nga përmbytja në zonën e Shkodrës është në përmirësim të vazhdueshëm dhe të përditshëm.
Sipërfaqja e tokës së përmbytur në bazë të
raportimeve të kryetarëve të njësive vendore dhe Drejtorisë Rajonale të
Bujqësisë sot llogaritet në 5234 ha.
Në disa zona ku uji është larguar banorët janë
kthyer në shtëpitë e tyre. Ndërkohë kanë mbetur ende në evakuim 1795 persona.
593 shtëpi janë ende të përmbytura, ndërsa 450 të tjera janë të rrethuara nga
uji.
Të gjitha akset rrugore drejt komunave dhe
fshatrave të prekura nga përmbytja janë të kalueshme nga të gjitha llojet e
automjeteve. Përjashtim bën aksi rrugor drejt fshatit Obot në Komunën Ana e
Malit si dhe aksi rrugor drejt Velipojës tek Ura e Gjo Lulit, e cila kalohet
vetëm me mjete të rënda.
Procesi mësimor ka filluar dhe vijon normalisht në
të gjitha shkollat në zonat e prekura nga përmbytja.
Në të gjithë zonën e prekur nga përmbytja nuk ka
rritje të sëmundshmërisë. Shërbimi shëndetësor ofrohet në të gjitha qendrat
shëndetësore. Ndërkohë po kryhet monitorim intensiv i situatës nga Drejtoria
Rajonale e Shëndetësisë dhe nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.
Posaçërisht për ujin e pijshëm janë 22 pika të kontrollit të cilësisë. Vijon
gjithashtu edhe dezinfektimi i sistemit të ujësjellës kanalizimeve.
Në bazë të detyrave të përcaktuara nga Komiteti
Ndërministror i Emergjencës Civile sot vijojnë operacionet për shpërndarjen e
ndihmave, kujdesin ndaj banorëve të evakuuar dhe puna për përforcimin e
argjinaturave.
Konkretisht gjatë ditës së sotme në të gjithë
komunat po dërgohen pako me ndihma dhe mallra të ndryshme ushqimore, ujë të
pijshëm dhe koncentrat e bar të thatë për bagëtitë.
Shpërndarje e ndihmave realizohet sipas kërkesave
dhe nevojave të paraqitura nga kryetarët e njësive vendore.
Strukturat e Forcave të Armatosura, Bordit të
Kullimit dhe Komunës Dajç, vazhdojnë punimet për riparimin dhe mbushjen me
thasë rëre të argjinaturës së Dajçit, në pikat e Samrishtit, Darragjatit,
Shirqit.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |