Presidenti Topi priti sot Kreun e Delegacionit të
Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan dhe Ambasadorin
e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e
vendit që ka Presidencën e radhës së BE-së. Dy diplomatët e lartë i
prezantuan Kryetarit të Shtetit shqiptar programin politik dhe
diplomatik të presidencës spanjolle dhe përparësitë e saj gjatë
gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Presidenti Topi edhe në këtë takim ritheksoi faktin se icc shqiptare dhe se ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet
madhore dhe sfidat që duhet të përballim për realizimin sa më të
shpejtë të kësaj aspirate. Kryetari i Shtetit u shpreh i bindur për
bashkëpunim të plotë me Presidencën spanjolle dhe delegacionin e BE-së
në Tiranë në synimin e përbashkët të përshpejtimit të procesit të
integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Në këtë kontekst,
Presidenti shprehu angazhimin maksimal të shtetit shqiptar dhe
institucioneve të tij për vazhdimin e luajtjes së rolit pozitiv dhe
konstruktiv në rajon si dhe përmbushjen e kushteve dhe standardeve që
do të mundësojnë si liberalizimin e regjimit të vizave, ashtu edhe
integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë bisedës, personalitetet e larta diskutuan gjithashtu dhe për
zhvillimet aktuale në vend, duke u përqendruar veçanërisht tek situata
politike, si dhe në domosdoshmërinë e dialogut dhe bashkëpunimit
politik e institucional për vazhdimin e reformave jetike për vendin
tonë, ku në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e reformës në drejtësi.
Në këtë takim, Ambasadori Lohan dhe Ambasadori Montobio, pasi e njohën
kreun e shtetit shqiptar me programet dhe objektivat e ardhshme të
Bashkimit Evropian, sidomos pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës
dhe krijimit të strukturave të reja drejtuese, shprehën mbështetjen e
tyre për inkurajimin e forcimit të demokracisë dhe fuqizimit të rolit
të institucioneve si dhe përmbushjen sa më parë të aspiratave
integruese të popullit shqiptar.
ShtypiDites