A duhet marrë seriozisht për ato gjëra që Veton Surroi ka të drejtë në shkrimin e tij, e ato ishin jo pak situata dhe epitete të shkruara, apo duhet injoruar në tërësi argumentet e shkruara nga një person që ndryshon mendimet dhe veprimet, sa herë që i del një ofertë dhe një situatë tjetër para vetes?
Nga Baton
Haxhiu
Nuk kam qenë nga ata që tundin në erë dyshimet e veta. E kam zakon t’i peshoj
mirë faktet dhe të kem një vazhdimësi të asaj që kam deklaruar dikur. Sa herë
që mendoj të kritikoj mendimet e të tjerëve, më bën të jemi i hapur. Dhe të
mbaj mend se çka kam bërë dhe çka kam thënë dikur. Që të mos gjendem në
kundërshtim me veten dhe me të kaluarën time.
Po flas për një shkrim të Veton Surroit, të botuar në “Koha ditore”, kësaj
radhe i zhvendosur nga faqet e kulturës në faqen e dytë të gazetës. Me këtë
shkrim, Surroi duket se provon të rikthehet dhe të shkruajë për gjërat të cilat
dikur ka menduar ndryshe dhe tash mendon se ka ardhur koha t’i “korrigjojë” në
shumë pika. Qoftë edhe për personat e vdekur.
Pyetja është se a duhet marrë seriozisht për ato gjëra që Veton Surroi ka të
drejtë në shkrimin e tij, e ato ishin jo pak situata dhe epitete të shkruara,
apo duhet injoruar në tërësi argumentet e shkruara nga një person që ndryshon
mendimet dhe veprimet, sa herë që i del një ofertë dhe një situatë tjetër para
vetes.
Thjesht, është vazhdimësia e mendimit dhe veprimit politik, dhe shkrimeve të
botuara.
Nuk e besoj që një shkrim i Veton Surroit i botuar në “Koha ditore” të mos jetë
lexuar nga partitë në pushtet. Nga individë të këtyre partive. Megjithatë, ato
e lanë shkrimin të rrjedhë i qetë, pa reaguar, pa thënë asgjë. U quajtën
antievropianë, të paedukatë dhe të paarsimuar. Disa u quajtën aziatikë. Kurse
të tjerët, që kanë të bëjnë me SHIK’un, vetëm emri i Hitlerit u mungonte para.
Surroi i dha fund shtetit të Kosovës dhe e quajti të pabëshëm, vetëm nëse
kthehen forcat proevropiane, të cilat ai jo më pak se disa muaj më herët, po të
njëjtat që i përkrah sot, i renditi në të njëjtin nivel.
Atëherë, unë dëshiroj të them se nganjëherë duhet të bësh shkrim për të
parandaluar vazhdimin e akuzave dhe të pavërtetave. Sepse, nuk mund të heshtësh
duke u fshehur dhe duke bindur veten se artikullshkruesi është person i
pafuqishëm dhe pesha e fjalëve të tij nuk është tashmë e identifikueshme. Gjuha
e tillë e përdorur, ndoshta (edhe kjo ndoshta është me pikëpyetje) nuk u bën
përshtypje njerëzve të politikës, por ata që më parë ishin në botën
intelektuale dhe të shkolluar në Evropë dhe tash i takojnë një grupi politik,
së paku është dashur të kenë një reagim publik. Nuk duhet të sillen sikur nuk e
kanë lexuar shkrimin, ose edhe më keq, sikur nuk u bën përshtypje ajo që
shkruan Veton Surroi me pafuqinë e tij politike të momentit. Para së gjithash,
ai është njeri i letrave dhe i politikës gjithashtu, prandaj të heshtësh ndaj
një shkrimi të tillë - do të thotë të pranosh argumentet e tij të rënda,
ndoshta më të rëndat e shkruara ndonjëherë.
Nuk dëshiroj të jap përgjigje në emër të partive politike dhe të individëve të
atakuar në shkrimin fejton, sepse është punë e tyre të reagojnë për epitetet e
atribuara. Është punë e tyre të vendosin që ta braktisin një shkrim me plot
mllef dhe me plot epitete, apo të heshtin dhe të bëhen sikur nuk ka ndodhur
asgjë. Por, duhet të jetë e qartë se ajo që është e patolerueshme, është e
patolerueshme.
Analogjitë historike ose të kohës janë delikate.
Kur pat shkruar Surroi për fashizmin e vitit 1999, por edhe më vonë, i pata
dhënë të drejtë, edhe pse përdorimi i fjalës “fashizëm” ka mundur të
eliminohet. Ka qenë një atmosferë e rëndë, ku të vdekurit flisnin gjithandej në
Kosovë. Por, ka qenë një reagim prej intelektuali dhe termat ndonjëherë mund të
jenë më të ashpra sesa që e do momenti. Edhe për faktin se atëherë nuk
përfaqësonte ndonjë subjekt politik dhe asnjë formacion të tipit të ngjashëm.
Në një kohë prej dhjetë vjetësh, të përsërisësh dy terma shumë të rënda, do të
thotë të mos jesh vetëm intelektual dhe dashamirës, por të provosh të vendosësh
kritere të pandreqshme për Kosovën dhe për politikën e saj, dhe të vendosësh
armiqësi me të gjithë, duke provuar të kallësh gjithçka që është arritur. Në
këtë pikë, nuk kemi të bëjmë më me qëndrim ku kritikohet Qeveria dhe
institucionet, por në shkrim vendoset kriteri i Qeverisë armike, ku ajo nuk
kritikohet për veprimet e saj, por me fjalitë e shkruara ajo vendoset
armiqësisht në anën tjetër. Qëndrimi Anti-Qeveri nuk është qëndrim i ngjashëm
me kritikën ndaj saj.
Ky etiketim nisi në zemër të politikës dhe e ka goditur politikën dhe Kosovën
mu në zemër. Që kjo Qeveri është antievropaine dhe aziatike. E paarsimuar dhe e
pandreqshme.
Hiq disa argumente të dhëna saktë për rrjedhën dhe vonesën e shkuarjes kah
Evropa, Surroi vendosi epitete abstrakte, i ndante në klasa realitetet
komplekse, i bënte copë-copë realitetet dhe ishte i paaftë t’i vendoste këto
realitete komplekse në kontekstin e duhur. I paaftë të kuptojë pasionet
njerëzore dhe problemet e vërteta. Mbi të gjitha, ishte i paaftë të kuptonte
mangësitë e tij në logjikën e vet dhe i paaftë ta parafytyronte se çfarë i
kishte ndodhur atij gjatë këtyre viteve. Ishte i paaftë të kujtonte se vetë ka
qenë pjesë e kësaj loje. Dhe e dështimeve.
Ajo që më parë, në përgjithësi, nuk ishte problem për Surroin, tani ka filluar
të quhet problem i përditshëm, ose e thënë ndryshe, kjo quhet problem i të
gjeturit vend për veten. Kjo është e gjitha.
Sidoqoftë, si interpretime jo të arsyetuara mirë, po del që Surroi ka dalë në
faqen dy të gazetës në momentin kur për një motiv apo për një tjetër, i vë në
dyshim të gjitha të bërat e të tjerëve. Prapë mendoj se ka plot elemente
raciste.
Shtrohet pyetja: Çfarë dyshimi ka sjellë ai me shkrimin e tij? Dhe, cili është
raporti që ai ka krijuar në mes dyshimit të shtruar dhe besimit të atij që e
lexon? Edhe pse dihet se dyshimi është një mënyrë e të besuarit të gjërave.
Nuk po e marr Surroin si të besueshëm me këtë rast, sepse ka plot gjëra që e
bëjnë të pabesueshëm shkrimin, por jo edhe të pavlerë. Pa nisur të analizohet
më thellë. Edhe kur ke argumente të mjaftueshme, njeriu që i thotë ato
zhvlerëson peshën e argumenteve edhe për faktin se vetë ka qenë njeriu që ka
legjitimuar situata dhe ka përqeshur disa prej tyre që tash i lavdëron.
Unë jam kundër asaj që ta zhvendos figurën e Surroit në mesin e turmës politike,
të atyre që bëjnë vepra politike me turmën, edhe pse ai vendosi ta bëjë këtë me
marshin e tij.
Por, megjithatë, ai vendos kritere të tilla të papërmbajtura në shkrimin e
tij.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |