PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme.


Gazeta “Panorama”

FLET PAS MASAKRËS/ BABAI I TRE VËLLEZËRVE: POLICIA S’NA MBROJTI
Tragjedia e Devollit/ Vdes në spitalin Ushtarak edhe djali i tretë i Xhevahir Mullirit. Dje ceremonia mortore në Vidohov. Merr pjesë edhe nëna e tre vëllezërve e dënuar me 25 vjet burg. Policia ndërton skemën e krimit. Autori në kërkim edhe nga policia greke. Babai i viktimave: Policia nuk mori asnjëherë masa për të parandaluar atë që ndodhi. Ministria e Brendshme: Po verifikojmë akuzat. Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen. Gruaja e vrasësit aboroi fëmijën e jashtëligjshëm me Taulant Mullirin.

 


Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Peter Lucas: Misioni “Çezar” i SHBA në Shqipëri për vrasjen e Enver Hoxhës.

Ish presidenti: Bojktoti jo i drejtë. Mejdani: Topi duhej ta mblidhte më parë tryezën, hapni kutitë.

Në Durrës/ Gjurma në motorr zbulon autorin e vrasjes së trefishtë.

 

Gazeta “Shqip”

PD-PS, LUFTA HYN NË PRESIDENCË 
Sekretari i Përgjithshëm i KE-së, Jagland: Ndërhyrja për krizën do të jetë e fortë. Ish-presidenti Meidani: Topi, i vonuar për tryezën. Dade: Berisha pengon dialogun. Rusmali: Topi të bindë Ramën.

 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Në pakot për Orik Shytin, mostra mermeri.
Rama zbulon grupe armiqësore në parti.
Nënë Tereza “ndez” debat ndërkombëtar në SHBA.

 

Gazeta “ Koha Jonë”

MEIDANI: BOJKOTI I PS, VENDIMI ËSHTË I GABUAR
Ish-presidenti thotë se ishte një vendimmarrje jo e drejtë, ajo për të bojkotuar që në fillim Parlamentin. Ndërhyrjen e Topit e quan të vonuar, vlerëson se transparenca e zgjedhjeve mund të bëhet vetëm brenda legjislativit. Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste: Për të realizuar pikësynimet, duhet të përfshihemi në procesin parlamentar.

 


Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Dade: “Berisha eja në tryezën e Topit, mos pengo dialogun”.
QSUT/ Denoncimi: Mjekët na vdiqën nënën, nuk e kuruan.
Vlorë/ Vrasja e trefishtë në Durrës, pranga biznesmenit  

 

Gazeta “ Korrieri”

BABAI I TRE DJEMVE: SMS-JA QË I NISA BERISHËS PËR POLICINË

Flet babai i 3 viktimave. Krimin e paralajmërova dy muaj më parë, policia nuk ndërhyri, tani do të hakmerrem. Edhe pas mesazhit që i nisa kryeministrit, forcat e rendit u vonuan dy orë.  

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
BERZH: kreditë e këqija dhe zhvlerësimi i lekut, rrezik për Shqipërinë.

Durrës/ Arrestohen për korrupsion katër punonjës të kolaudimit.

Vrasja e trefishtë/ Shenjat e gishtave, kapet në Vlorë vrasësi me pagesë. 

 

Gazeta “Shekulli”

LMN BASHKË ME BERISHËN, KUNDËR PS
Asambleja Parlamentare e KE përcakton grupin negociator. Vendimi: Hetim zgjedhjeve pastaj PS të hyjë në Kuvend. Pesë deputetët, letër Andrea Gross. Eurosocialistët refuzojnë kërkesën.  

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Vdes gruaja 53 vjeçe, hetohen mjekët.

Incidenit i Korfuzit, dokumentet sekrete.

 

Gazeta Shqiptare

 

VDES PACIENTJA/ I BIRI: MJEKËT FLININ KUR PO JEPTE SHPIRT
Skandali tek QSUT/ 58-vjeçarja Drita Gixhari ndërron jetë në reanimacion. Bashkim Gixhari denoncon në polici: nuk denjuan ta mjekonin, madje na bërtitën “pse erdhët prapë në spital?”. Ministri i Shëndetësisë pezullon nga puna 2 mjekët roje.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Zv/ministri grek/ Droutas: Meta na garantoi një marrëveshje të re për detin.
PD: Kutitë nuk hapen/ Meidani: PS në Kuvend, Topi të mbledhë tryezën
Kriza në Shkodër/ Financimet, sportistët “kryqëzojnë” bashkiakët.

 

Gazeta “RD”

 

SHPALLET PUBLIKISHT ALEANCA E PS ME TERRORIZMIN, JA LETRAT E FAMILJES “DADE” ME TERRORISTIN, SHYTI
Terroristi Shyti: “Jam krenar për lidhjet e mia me familjen “Dade”… Dabulla: Falenderoj nënën që më miqësoi me “Hakmarrjen për Drejtësi”.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Rusmali: Neni 7 i Rezolutës së KE nuk e lejon hapjen e kutive.
Në pranga autori i vrasjes së trefishtë në Durrës.
Devoll: Vazhdon operacioni për kapjen e tre vëllezërve


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek