Maqedoni: MASH nuk tërhiqet nga mësimi i maqedonishtes edhe pas rekomandimit të OSBE

Maqedoni: MASH nuk tërhiqet nga mësimi i maqedonishtes edhe pas rekomandimit të OSBE

 

Edhe pas rekomandimit të OSBE-së që mësimi i maqedonishtes për nxënësit shqiptarë të shtyhet për mëtej,dhe ndërkohë të punohet në përgatitjen e programit mësimor dhe stërvitjen e kuadrit arsimor, ministri i Arsimit Nikolla Todorov ka vlerësuar se qeveria nuk do ta tërheq vendimin. "Nuk planifikoj të tërhiqem nga vendimi, planifikoj t'I bind ata të cilët duhet ta zbatojnë këtë vendim, pasi pranimi i saj është në interes të të gjithëve që jetojmë në Maqedoni. Pra, është në funksion të integrimit të tërësishëm të shoqërisë maqedonase, në harmonizim me përvojat demokratike dhe tendencat bashkëkohore demokratike",ka thënë Todorov.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek