Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një seri varresh të reja që u përkasin punëtorëve të cilët ndërtuan piramidat e mëdha. Zbulimi hedh dritë mbi mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit e këtyre njerëzve 4 mijë vjet më parë.
Mijëra njerëzit që ndërtuan mrekullinë e fundit të botës së lashtë hanin mish rregullisht, punonin me sistem tre turnesh dhe gëzonin të drejtën për t’u varrosur në varre prej tulle nën hijen e piramidave të shenjta që kishin ngritur vetë.
Varret e zbuluara kohët e fundit i përkasin Dinastisë së Katërt të Egjiptit kur u ngritën piramidat e mëdha, sipas kreut të Këshillit Suprem të Antikitetit, Zahi Havas.
Varre të këtij lloji, thotë ai, u zbuluan fillimisht në vitet 90 dhe zbulime të tilla tregojnë se këta njerëz ishin punëtorë me mëditje dhe jo skllevër siç përfytyrohen zakonisht.
“Ndërtuesit e piramidave ishin egjiptianë dhe nuk ishin skllevër sepse ata u varrosën pranë piramidave.”
Zbulimet tregojnë se të 10 mijë ndërtuesit e piramidave hanin çdo ditë 21 lopë dhe 23 dele që u dërgoheshin nga fshatrat veriorë dhe jugorë të Egjiptit. Punëtorët shkëmbenin turnet çdo tre muaj dhe varret u përkasin vetëm atyre që vdiqën gjatë ndërtimit.
Zbulime të tilla nxjerrin në pah aspekte të tjera të jetesës në shoqërinë e lashtë egjiptiane përveç monumenteve dhe tempujve prej guri që frekuentoheshin nga sundimtarët dhe të pasurit e tjerë.
Varret e punëtorëve bëheshin zakonisht prej tullash të prodhuara me baltë. Varri më i rëndësishëm i zbuluar, thotë zoti Hawass, i përkiste një njeriu të quajtur Idu. Rreth tij u gjetën edhe vendvarrime të tjera që përmbanin skelete dhe poçe prej balte.
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |