Berisha:Janë plotësuar kërkesat e KE për liberalizimin e vizave

Berisha:Janë plotësuar kërkesat e KE për liberalizimin e vizave

Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, Komitetit Ndërministror për Liberalizimin e Vizave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua rreth përmbushjes së kërkesave të udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave nga agjencitë dhe ministritë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se është bërë një punë e përditshme, e cila ka bërë të mundur të plotësohen në tërësi kërkesat e udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Në këtë kuadër, Kryeministri përmendi ngritjen e Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit; hyrjen në fuqi të ligjit të ri kundër Krimit të Organizuar; miratimi nga qeveria i projektligjit për Asistencës Sociale të Viktimave të Trafikimit; votimi i shpejtë në Parlament i ligjit për moratoriumin e skafeve. Kryeministri u shpreh se ka progres shumë të madh dhe është zgjidhur problemi i kontrollit të bazës së të dhënave kriminale për aplikuesit për pasaportat biometrike, ndërsa viti 2011 është përcaktuar si viti i fundit për përdorimin e pasaportave të vjetra, ekzistuese.

Lidhur me vizitën që pritet të zhvillojnë një Shqipëri një grup ekspertësh i Komisionit Evropian, Kryeministri Berisha kërkoi nga agjencitë që të jenë përgatitura për përgjigje sa më të sakta dhe për demonstrim sa më të qartë të të gjithë atyre kërkesave që janë zbatuar dhe që janë në zbatim e sipër, në përputhje me udhërrëfyesin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek