Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit unanim të Gjykatës
Kushtetuese, për rrëzimin e ligjit për “Pastërtinë e Figurave”, i cili
u kërkua me ngulm nga ana e qeverisë. Deputetja Shegush Ligori, u
shpreh se, ky ishte rasti i 17-të në 4 vite qeverisje nga Sali Berisha,
që Gjykata Kushtetuese i rrëzon ligje që bien ndesh me Kushtetutën e
vendit. Ja deklarata e plote e deputetes socialiste:
Sot, në më pak se një javë, Sali Berisha shënoi një tjetër rekord të
turpshëm në historinë e demokracisë shqiptare, një rekord të denjë për
një vend si Venezuela, por jo për Shqipërinë që kërkon të integrohet në
Europë. Sot Gjykata Kushtetuese certifikoi atentatin e 17 të Sali
Berishës ndaj Kushtetutës duke hedhur poshtë në unanimitet ligjin për
pastërtinë e figurave, një ligj ky i kundërshtuar jo vetëm nga Partia
Socialiste, por edhe nga Komiteti i Helsinkit dhe nga Këshilli i
Europës.
Dosjet duhet të hapen, por përmes një ligji të ri për të
cilin Partia Socialiste është e gatshme të japë kontributin e saj; një
ligj i ri i cili në radhë të parë duhet të respektojë Kushtetutën dhe
rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sepse Sali Berisha duhet ta dijë
se hetimi i krimeve të së shkuarës nuk mund të bëhet për të larë
mëkatet e së tashme
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |