Banorët vazhdojnë të diskutojnë për pasojat e këtij debati. Valentina, e cila ishte në gjum deri në atë kohë, vjen të pyesë se cfarë ka ndodhur dhe i spjegojnë në vija të përgjithshme ndodhinë. Ajo mendon se e gjitha kjo ishte e kotë sepse është normale, sikurse dhe ka ndodhur, që të gjithë të bisedonin dyshe dyshe për cdo gjë në shtëpi. Ajo shton se të gjithë kanë faj, që në fillim kur krijuan grupet, gjë që asaj nuk i ka pëlqyer ky si përcaktim. Ajo merr si shembull edhe bisedën që ka zhvilluar me Mirin ku ai i ka thënë se grupi nuk e donte mamanë në shtëpi dhe se pasi ajo e ka pyetur se cilët përfaqësonte, ai nuk e ka cuar më tej bisedën, por ka lënë të nënkuptojë grupin e tij. Jetmiri i thotë se kjo nuk është plotësisht e vërtetë dhe kur Valentina e pyet sërish se cilët përfaqson, ai i përgjigjet me një po të thatë për disa nga personat prezent. Graciela dhe Olta habiten dhe theksojnë se loja është indviduale. Miri e dëgjon bisedën që vazhdon Valentina dhe kthehet duke i thënë se po flet kot e se nuk është në vete. Valentina sërish i kërkon që të flasë me emra meqënëse u hapën këto biseda, por ai ia kthen se nuk është i detyruar të japë asnjë spiegim. Kur ajo i thotë se atëherë nuk ka të drejtë të kërkojë spiegime nga të tjerët, Miri i thotë se situata apo grupet u krijuan artificialisht pikërisht nga Gjimi, ku u përfshinë të gjithë e ndaj ka të drejtë të pyesë për ngjarjen.
Top Channel