Operacioni policor “Tërthorja”, arrestohet një shtetas për trafik femrash me qëllim shfrytëzim prostitucioni

Operacioni policor “Tërthorja”,  arrestohet një shtetas për trafik femrash me qëllim shfrytëzim prostitucioni

 Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është zhvilluar me sukses operacioni policor i koduar “Tërthorja”, në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Përparim Kaçi, vjeç 41, banues në fshatin Domje, Tiranë, nën akuzën e kryerjes së veprës penale “trafikim i femrave për qëllime shfrytëzimi prostitucioni”.

 

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar në mënyrë sistematike për prostitucion në qytetin e Tiranës, në hotele të ndryshme, dy shtetase, përkatësisht E.S. 18 vjeç dhe M.M. 22  vjeç dhe më pas ka tentuar t’i trafikojë ato në drejtim të Kosovës për t’i shfrytëzuar sërish për prostitucion.

Ky shtetas është kapur në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pas një hetimi intensiv të strukturave për hetimin e krimit, në momentin që po përpiqej të trafikonte dy shtetaset e sipërpërmendura.

 

Nga hetimet e deritanishme është bërë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj vepre penale, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për dokumentimin në tërësi të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Përparim Kaçi i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprat penale të parashikuara nga nenet 114 /a dhe 114/b të Kodit Penal.

 

Strukturat e Departamentit të Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore e të trafiqeve të tjera.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek