Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 10 shkurt
Gazeta “Bota sot”
SHQIPTARËT NË MAQEDONI NUK JANË VETËM, PËRKRAHEN NGA 7 MILIONË!
Politika e Kosovës inferiore edhe ndaj Maqedonisë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
OJQ-të: EULEX- i të luftojë krimin e organizuar
Stop, korrupsionit, keqtrajtimit dhe nepotizmit në burgje
Gazeta “Epoka e re”
BALLË PËR BALLË
Vendimi për Gjakovën javën e ardhshme
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: Ligjit do të funksionojë në gjithë Kosovën
Vrasësit, të lirë
Gazeta “Express”
I FUQISHËM PËRKOHËSISHT
GRUPI Mbikëqyrës Ndërkombëtarë ka kërkuar nga Pieter Feith që të ketë
më shumë rol mbikëqyrës se sa intervenues, por nuk ka prekur fuqitë e
tij ekzekutive. Kompetencat ekzekutive të Feith’it do të shqyrtohen pas
gashtë muaj, megjithëkëtë, përqendrimi në rol monitorues detyron ICO-në
të reduktoj 10-15 pqr qind të stafit.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Zullumi i KEK-ut
Gjakova pret
Gazeta “Koha Ditore”
PAKËNAQËSI NË BE ME SJELLJEN E SERBISË RRTHE KOSOVËS
Disa vende të BE-së ndihen të mashtruara për shkak të mos realizmit të
premtimeve të Beogradit se do të ketë sjellje konstruktive rreth
Kosovës. Diplomatë të BE-së pohojnë se “ Serbia është aq larg në
procesin e integrimeve në BE, sa që nuk ka kuptim ti përmendet njohja e
Kosovës si kusht tani”, por shtojnë se “ asnjë shtet nuk mund të hyjë
në Be pa i zgjidhur të gjitha konfliktet me fqinjët”
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
10 shkurti dhe kulmi i një padrejtësie
Gazeta “Kosova Sot”
SERBIA NXJERR NË SHITJE PRONAT KOSOVARE
Në një listë, të cilën e posedon gazeta“Kosova Sot”, janë të radhitura
22 objekte të cilat Serbia i ka publikuar në gazetat ditore të
Beogradit, duke përfshirë këtu edhe objektin ën Prishtinë, në të cilin
është vendosur aktualisht OSBE-ja-ja, i cili është nxjerrë me një çmim
fillesat prej 2 milionë e 970 mijë euro.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Familja 17 anëtarëshe rri e ngujuar
Obama- kosovarëve: Ne ju mbështesim në aspiratat euroatlantike
Gazeta “Lajm”
FSHESË PDK-istëve
Formatimi i paralajmëruar në Qeveri është duke ndodhur në Ministrinë e
Shëndetësisë. Aty po bëhen selektime mbi baza partiake. Më së keqi i
kanë punët ata që janë anëtarë apo simpatizantë të PDK-së. Curr
Gjocajt, drejtor i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore, nuk do t’i
vazhdohet kontrata, edhe pse ka marrë vlerësim të kënaqshëm për
performancë në punë. Edhe Ismet Hyseni, ish-drejtor i Prokurimit, thotë
se nuk i është vazhduar kontrata për shkak të përkatësisë së tij
partiake. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë i mohojnë akuzat.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
300 mijë euro fatura të pashlyera nga federatat në Ministri
Nuk i pranon as gjykatat e EULEX-it
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |