NATO-ja pranoi përgjegjësinë për vrasjen e 12
civilëve afganë gjatë një ofensive të madhe kundër talebanëve në
Afganistanin jugor.
NATO-ja
tha se civilët u vranë nga dy raketa të cilat gabuan objektiv.
Presidenti afgan Hamid Karzai shprehu keqardhje për incidentin dhe
urdhëroi fillimin e hetimeve.
Ndërkohë, trupat e NATO-s vazhduan edhe sot depërtimin në një bazë talebane në jug të vendit.
Ofensiva e gjerë me pjesmarrjen e 15 mijë trupave është përqendruar në një zonë bujqësore të provicës Helmand.
Forcat
amerikane thonë se po punojnë me kujdes dhe me ngadalë për të pastruar
rrugët nga dhjetra bomba ndërkohë që trupat përparojnë në rajon.
Gjatë
një interviste që i dha sot rrjetit televiziv CNN, Këshilltari i
Sigurimit Kombëtar amerikan, James Jones tha se operacioni po shkon mirë
zeri i amerikes