Presidenti Topi uron Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu me rastin e dyvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė.

 Presidenti Topi uron Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu me rastin e dyvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu një mesazh urimi me rastin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë, në të cilin theksohet:

“I nderuar zoti President,
I dashur Fatmir,

Me rastin e përvjetorit të dytë të Ditës së Pavarësisë, kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj Juve dhe gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore!
Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike.
Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që vendi juaj po zbaton me përkushtim.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek