Sot nė Big Brother 17.02.2010

Sot nė Big Brother 17.02.2010

Banorët zgjohen

Vëllai i Madh ndez dritat e dhomës së gjumit në të dyja shtëpitë. Më pas ndizet edhe muzika, por banorët vazhdojnë të flenë akoma. Pas disa minutash zgjohet edhe banori i parë për sot. Ai është Bledi dhe pas tij edhe Klodi. E ndërsa klodi vishet, Bledi ndërron bateritë e mikrofonave. Më pas Bledi ndez zjarrin ndërsa Klodi shkon në banjë të lahet. Teksa të dy banorët e rinj merren me punët e mëngjesit të tjerët vazhdojnë të flenë gjumë akoma. Në shtëpinë e re të gjithë banorët janë në gjumë ndërsa në atë të mobiluar sipas viteve ‘80 banorët po fillojnë të zgjohen një e nga një. I zgjuari i radhës është Hakiu i cili më pas shkon dhe zgjon edhe Valonin. Ndërsa në shtëpinë e re më në fund zgjohet banori i parë. Si gjithmonë ai është Eduardi. Në të dyja shtëpitë tashmë ka nisur mëngjesi i ri.

Diskutime për të shtunën

Banorët në shtëpinë e re flasin për nominimet dhe mundësinë se kush mund të shkojë në finale. Jetmiri thotë se mendon se kandidat të fortë janë Erjoni, Bertina dhe Hakiu pasi sipas tij këta po përdorin strategji. Kështu ata nisin të flasin për lojën e këtyre banorëve duke komentuar lojën e tyre.Në shtëpinë e vjetër disa nga banorët nuk kanë shkuar ende të flenë. Pas diskutimeve ata shkojnë në dhomën e gjumit dhe vazhdojnë të bisedojnë aty. Erjoni dhe Hakiu flasin me të tjerët për natën e spektaklit. Erjoni thotë se ata e dinë që banorët që këtë javë janë në nominim edhe pse rrinë bashkë kanë për të nominuar njeri-tjetrin. “Unë e di se dikush do nominojë një tretër që është në nominim dhe e di se kë. Po i bashkuam edhe ne votat tona ata do të jenë përsëri në nominim, por ne nuk duam të bëjmë këtë”. Më pas hakiu thotë se këtë javë edhe ai ka për të qenë i nominuar. Më pas Graciela nis të flasë për Klodin. Më pas Erjoni del në ballkon dhe diskuton me Hakiun për nominimet e së shtunës. Ai i thotë se banorët e shtëpisë së re do t’i nxjerrin në nominim të shtunën. Përveç kësaj ata diskutojnë edhe për festimet që do të bëjnë kur të zgjohen nga gjumi, duke shpresuar që të këtë edhe ndonjë surprizë. Pas një kohe të gjatë bisedash të gjithë banorët shkojnë të flenë

Thashetheme për debatin Graciela-Klodi

Në shtëpinë e re banorët kanë shkuar në dhomën e gjumit. Edhe pse nuk janë në dijeni të debatit midis Gracielës dhe Klodit. Kështu ata bëjnë thashetheme për Hakiun dhe Gracielën. Banorët që janë në nominim i quajnë Kikën dhe Gracin si dy “shefat” e shtëpisë së vjetër. Këtë gjë e hedh poshtë Jetmiri i cili thotë se disa nga banorët e rinj nuk i përkrahin këta të dy dhe përmend Adën, Klodin dhe Bledin. Më pas ata flasin për sjelljen e Klodit dhe Gracielës gjatë festimeve. Kështu Seldi dhe Miri thonë se mënyra se si e trajtoi Klodi Gracielën ishte e gabuar. Ky mendim rrëzohet shpejt pasi Renato thotë se Graciela vepron në mënyrë të gabuar. “Shpejtohet ndonjëherë ajo, flet edhe pa i njohur njkerëzit” thotë Jetmiri i cili më pas vlerëson Klodin. Më pas ata flasin për lojën dhe lojtarët që po përdorin një strategji të caktuar për të shkuar deri në finale.Në shtëpinë e vjetër thashethemet zhvillohen për Klodin. Gjatë kohës së debatit banorët e tjerë qeshnin. Më pas Hakiu dhe Valoni dalin në ballkon. Aty vjen edhe Graciela. Pasi bëjnë shaka Graciela fillon të shajë Klodin. Hakiu i thotë që nuk u tregua korrekte dhe e pyet se cfarë ndodhi që shkuan deri në debat duke i sygjeruar Gracielës që t’i kërkojë falje Klodit. Ajo i thotë se nuk e ka ndër mend fare këtë gje.

Klodi: “Graciela je zero, e paedukatë”

Gjatë kohës së festimeve Klodi i thotë Gracielës të mundohet që t’i lërë hapësirë dhe të mos bëjë si drejtoreshë e shtëpisë. Kjo e acaroi Gracielën e cila pas festimeve ndenji e mërzitur. Kur të gjithë hynë brenda filluan të pyesnin Gracielën përse ishte e mërzitur. Pas pak Graciela hyn në dhomën e gjumit. Aty vjen edhe Klodi i cili e pyet Gracielën përse është mërzitur. Në atë moment Graciela nis të flasë me zë të lartë duke i thënë Klodit se përse e quajti “drejtoreshë”. Duke u dashur të sqarohet, Klodi i shpjegon se ajo shprehje erdhi ngaqë Graciela e kishte shtyrë dhe për më tepër veprimet e saj nuk i pëqejnë aspak. “Unë nuk jam kukulla jote që të shtysh t’i si të duash ti” vazhdon Klodi i nervozuar tashme. Graciela ngre akoma më shumë zërin dhe shprehet në një mënyrë që bën që Klodi të ndjehet i ofenduar. Kështu debati nis të marrë zjarr. Klodi i kërkon që të ulë zërin dhe Graciela i thotë se nuk e pyet atë se si e përdor zërin e saj. Sjellja agresive e Gracielës acaron më tepër Klodin. Ai i kërkon edhe një herë Gracielës që të diskutojë me zë të ulët dhe Graciela në debat e sipër i thotë Klodit “mbylle gojën”. Klodi tashmë i acaruar së tepërmi i thotë:-“mos më thuaj mua ashtu se nuk je ti as nëna ime as motra ime. Ti je zero, je e paedukatë”. Debati i tyre vazhdon edhe në dhomën e ndenjes. Klodi i thotë Gracielës që të mos i përdorë urdhërat dhe me të ta ulë zërin. Graciela nga ana tjetër i thotë se për këtë ajo nuk pyet asnjë njëri në botë. Kështu Klodi pasi ia përsërit disa herë shprehjen “je zero” i thote “shko mëso edukatën pastaj hajde debato me mua”. Më pas debati i tyre vazhdon në dhomën e gjumit dhe Klodi i thotë Gracielës të mos i flasë sepse me të e ka muhabetin e mbyllur, por Graciela vazhdon të debatojë. Ajo i thotë: “Kush je ti, i biri i Gjergj Elez Alisë që nuk mund të flasim me ty?”dhe më pas vazhdon “ky ishte provokim dhe ti Klodi e Grise fytyren për dy ditë”. Ndërsa Klodi i thotë: “ça prisje ti që të bëhesha tapet për ty?” dhe më pas i thotë Gracielës “natën e mirë” për të mbyllur debatin, por Graciela vazhdon përsëri.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek