Olta përballet me Gracielën
Olta dhe Graciela janë takuar në oborr dhe kanë folur për gjërat që kanë mbetur pezull mes tyre. Graciela i ka thënë që do ta dëgjojë dhe njëherë përgjigjen që ka dhenë Olta tek loja, pasi Oltën e kanë pyetur a ka një mike të mirë brënda shtëpisë dhe ajo është përgjigjur jo. Graciela i ka thënë që asaj i ka ardhur shumë keq nga kjo fjalë e saj dhe Olta i ka thënë që në lojë nuk thuhen të gjitha të vertetat dhe ajo shprehet aty ku do vetë. Graciela i ka thënë aq më tepër që kanë qënë të gjithë prezent dhe ajo e ka thënë aty. Olta i ka thënë që të mos ta marrë për keq pasi ajo nuk e ka thënë më tendencë. Më pas ka qënë Olta ajo e cila ka treguar hatërmbetjet nga ana e saj. Ajo i ka thënë që Graciela ka dy ditë që nuk e përshëndet fare dhe i rri ftohtë. Graciela i ka thënë që ajo e ka shprehur gjithmonë që dy personat që do më shumë në shtëpi janë Olta dhe Jetmiri, por ata po sillen shumë ndyshe me të këto kohë. Ato bisedojnë dhe për pak çaste dhe më pas përshëndesin njëra-tjetrën dhe largohen.
Jetmiri manipulon Klodin
Djemtë në shtëpinë e re hanë hapur perden dhe
përshëndeten e flasin me shenja me banorët në shtëpinë e vjetër.
Jetmiri i ankohet Edit që ai s’mund të rrijë pa cigare sepse ka vite që
e pi dhe e ka të nevojshme, nuk e pi për hobi. Ata janë në vështirësi
pasi i kanë mbaruar të gjitha cigaret.
Më pas Jetmiri i tregon Seldit dhe Edit që është munduar të manipulojë
Klodin në mënyrë që të debatojë me Kikën. Ai i ka thënë Klodit që Kika
i ka thënë për të që nuk i pëlqen si njeri. Klodi i ka thënë që e di
këtë gjë pasi i ka mbetur në mëndje që natën e parë të spektaklit nuk
kanë dashur të futej brënda. Jetmiri i thotë djemve që ai i ka hedhur
kastile xixat që të shikojë se çfarë do të bëjnë. Renato i thotë që
konkurentët e rinj që kanë hyrë i thonë menjëherë ato gjëra që s’i
pëlqejnë, janë shumë të drejpërdrejtë. Ai shton se Klodi nuk mund ti
bindet Gracielës pasi njohuritë e tij janë të mëdha dhe është shumë i
pjekur dhe nëqoftëse do ti bindej asaj do të ishte poshtërim për të.
Jetmiri thotë për Gracielën që është pa busull dhe e merr era si të
vejë.
Më pas ata ngrihen dhe Jetmiri i thotë që do tu bëjë makaronat më të mira që kanë ngënë ndonjë herë.
Edi, Erioni dhe Graciela takohen në oborr dhe shkëmbejën dy-tre fjalë
por pa thënë asgjë nga ato që i shqetësojnë vërtet por bëjnë biseda të
përgjithshme.
Debatet për punët e shtëpisë
Banorët e shtëpisë luksoze bisedojnë për punët e
shtëpisë, pasi Jetmiri po lan dyshemenë e dhomës së ndjenjes. Renato
thotë që donte t’i lante ai enët por ndërkohë Edi është duke i larë.
Domi që sapo është zgjuar e dëgjon këtë gjë dhe i thotë Renatos të mos
thotë kot që donte t’i lante enët sepse e thotë gjithmonë por nuk e bën
asnjëherë. Renato i thotë që sapo të mbaronte buke do t’i lante por ajo
ia kthen me shaka që smund t’i lënë 20 vjet pa i arë enët me shpresën
se di t’i lajë Renato.
Ata flasin që mbrëmë kanë fjetur keq pasi disa nuk janë mbuluar e disa
të tjerë janë veshur shumë trashë, dhe pasojat jaën që të gjithë mund
të jenë të ftohur. Jetmiri i kërkon Edit që t’i bëjë masazh pasi i janë
ngrirë muskujt dhe ikin në dhomë. Më pas shkon dhe Domi dhe ata
vlerësojnë masazhin e Edit. Ai thotë që i vë duart aty ku duhet. Domi i
thotë që ai është si qëndër estetike pasi di të bëjë shumë trajtime.
Në shtëpinë e vjetëe Kika po tregon për mënyrën se si sillen grekët me
shqiptarët. Klodi dhe Bledi thonë që grekët sillen keq dhe po nuk
ndryshove identitet, nuk pranohesh në shoqëri. Më pas Valoni u tregon
për kohën gjatë luftës në Kosovë, si jetonin të ndarë nga serbët dhe
pse shumë afër. Ai tregon që ata fëmijët shkonin në të njëjtën shkollë,
në të njëjtën ndërtese por kishin hyrje të ndyshme. Valoni tregon që ka
pasur dhe shumë të tjerë që i kanë ndihmuar e janë sjellë nirë me ta.
Erioni merr pjesë në debat dhe thotë që duhet punuar me brezin e ri që
t’i hiqet urrejtja. Ai i tregon që nuk i ka pëlqyer aspak thënia e
Seldit që i urren serbët pasi ai nuk ka pasur ndonjë të keqe nga ata
dhe nuk ka pse të ushqejë urrejtje, aq më tepër që është artist dhe
duhet të ketë vizion të hapur. Valoni i thotë që Seldi nuk është shumë
i njohur si këngëtar por Erioni i thotë që është në shkollë për kanto.
Më pas banorët e të dyja shtëpiave janë mobilizuar dhe kanë filluar të bëjnë punët e shtëpisë.
Ada do që të bashkojë përsëri grupin
Ada i ka treguar Jetmirit për debatin e mbrëmshëm
ndërmjet Gracielës dhe Klodit, pasi ai nuk ishte në dijeni. Ajo i ka
thënë që ata kanë debatuar mjaf ashpër por me kulturë. Jetmiri i thotë
që e di qe Graciela ka tonin e të komukimuart të ashpër por pavarësihst
çfarë të ndodhim, ai nuk mund ta hedhë poshtë atë. Ada i ka thënë që
asaj i vjen keq që marrdhëniet e atyre te dyve janë ftohur pasi kishin
një shoqëri shumë të këndshmë. Jetmiri i ka treguar që në shumë rastë
Graciela e ka ofenduar dhe sapo ai bënte ndonjë gjest jo shumë të
këndshëm ajo ishte gati për t’ji hedhur në sulm e për ti vënë në dukje
gabimet. Ada i ka thënë që Graciela ndihet keq që ajo nuk komunikon më
si më parë me Jemirin por gjithsesi ata duhet t’i zgjidhin vetë
problemet e tyre. Jetmiri i ka thënë që ajo kishte tendencën pët ta
ofenduar në çdo moment Jetmirin. Ada është shprehur se asaj i ka ardhur
keq sepse kishin kaluar shumë mirë deri dy ditë më parë dhe mbrëmë
plasën debatet. Jetmiri i ka thënë që Graciela ka shpërthime nervash
herë pas here, Ada i është përgjigjur që këto janë gjëra që ndodhin por
nuk duhet të jenë në atë gradë. Më pas Jetmiri i ka treguar që banorët
e vjetër janë shumë nën stres tani pasi i janë rrëzuar të gjitha
planet. Jetmiri thotë që ata kishin menduar se si të vepronin me ata që
janë në nominim tani por konkurentët e rinj i kanë përmbysur planet dhe
ka qënë e papritur për ta. Ada i thotë që ata janë futur për tu
argëtuar aty dhe jo për tu zënë. Më pas Jetmiri i tregon për debatet që
ka patur me Valin dhe ai thotë që ndihej shumë i provokuar nga ajo.
Vali kishte tendencën ta urdhëronte dhe ai tregon që kjo gjë e
nervozonte shumë pasi ai nuk është mësuar të marrë urdhra nga asnjë
person.
Në shtëpinë e vjetër Erioni dhe Bertina kanë qëndruar në dhomë shtrirë
për një kohë të gjatë. Ata kanë biseduar me shumë nënkuptime pa lënë
diçka të kuptohej. Në një moment ai i ka thënë që do çohej por ajo ka
treguar deshirë që ai të rrinte me të. Erioni i ka thënë që nëqoftëse
ajo nuk rri dot vetëm, do ta shoqërojë ai. Më pas atyre iu janë
bashkuar dhe Rezi me Gracielën. Rezi i ka thënë që Erioni i flet me
shumë nënkuptime dhe ajo nuk e kupton dot pasi duhet të mendohet gjatë
që të gjejë qëllimin e shakasë. Ata kanë folur e qeshur me
njëri-tjetrin.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |