Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton i shprehu sot urime Kosovës me rastin e përvjetorit të pavarësisë.
"Në
emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara,"
thuhet në mesazhin e saj, "uroj popullin e Republikës së Kosovës
ndërkohë që ai feston përvjetorin e dytë të pavarësisë më 17 shkurt.'
"Ky
është një rast për të përshëndetur zhvillimin e Kosovës si një
republikë e hapur, e bashkuar dhe pluraliste si dhe përkushtimin e saj
për të mbajtur premtimin e demokracisë për të gjithë popullin e vet,"
thuhet në mesazhin e zonjës Klinton.
"Përparimi i Kosovës në
këto dy vjet, vazhdon mesazhi, tregon përkushtimin e saj për një
anëtarësim të përgjegjshëm në bashkësinë e kombeve dhe për
qendrueshmëri në rajonin e Ballkanit," thotë Sekretarja Klinton në
urimin e saj.
"Përgëzoj qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj
të vazhdueshme për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt e të begatë
për të gjithë qytetarët e saj," thuhet në mesazhin e zonjës Klinton.
"Shtetet
e Bashkuara, përfundon urimi, mbeten një partner i palëkundur i
popullit dhe i qeverisë së Kosovës, i përkushtuar për forcimin e
institucioneve të saj dhe për zhvillimin e mëtejshëm të një shteti
plotësisht funksional, demokratik dhe shumetnik, i aftë për të arritur
aspiratat euroatlantike."
zeri i amerikes