Edi i jep këshilla Rezit
Rezarta dhe Eduardi takohen sërish në kopsht ku fillojnë të bisedojnë për tema të ndryshme. Ata mendojnë se situata në shtëpi është rënduar disi dhe se po ndodhin gjëra të cuditshme. Eduardi shprehet se nuk po i pëlqejnë këto debate por shton se nuk ka qënë prezent në asnjë prej tyre dhe se meqënëse nuk ka qënë prezent e nuk i di shumë gjëra, nuk mund të mbajë anën e askujt e as të bjerë pre e propagandës që bën secili prej tyre. Rezarta e pyet për nominimin se si u ndje kur e mori vesh dhe ai thotë se e përjetoi disi keq sepse është sjellë mirë me të gjithë e nuk e priste që të dilte në nominim. Ai tregon se e ka nominuar një njeri të cilin e mbante si shok dhe kur e mori vesh, u ndje i tradhëtuar. “Mbeta si i ngrirë kur më tha Arbana se jam në nominim”- shprehet ai dhe shton se ka disa që po luajnë vërtetë për cmimin. “Përtej cmimit ngelet miqësia”- mendon ai duke nënkuptuar për ata banorë me të cilët mendon se ka një miqësi. Edi thotë gjithashtu se disa po dalin krejt ndryshe nga sa u treguan në fillim, por mendimin për banorët mund ta ndryshojë përsëri. Sipas tij, e rëndësishme është që njerëzit të bëjnë atë që ndjejnë dhe të jenë të sinqertë si me veten ashtu dhe me të tjerët. “Loja këtu ka shumë presione dhe kjo sjell shpesh ndryshime tek banorët”- mendon ai. Eduardi shprehet se arsyeja e kësaj “lufte” mes banorëve mund të jetë shkelja e besimit që dikush mund të ketë krijuar për një person tjetër. Ai mendon se kur një njeri i drejtë e i sinqertë zhgënjehet nga një person tek i cili ka patur besim, bëhet i rrezikshëm, por gjithashtu këshillon Rezartën që të mos përfshihet në këtë “luftë” e të mbajë qëndrimin e saj duke mos mbajtur anën e askujt për aq sa e ndjen. “Një njeri që i ka vënë qëllim vetes që të fitojë cmimin me cdo kusht, qoftë dhe me poshtërsi, është i rrezikshëm dhe shton se ajo duhet të bëjë lojën e saj dhe të nxjerrë vlerat që ka si dhe të argëtohet duke mos harruar edhe që të shkojë drejt cmimit, nëse ky është qëllimi i saj
Ada
i thotë Erionit se u mërzit kot një natë më parë me Klodin saqë kaluan
në zënkë. Erioni justifikohet se Klodi, që kur ka hyrë në shtëpi,
gjithnjë ankohet se atë e kanë lënë jashtë shoqërisë dhe e kanë
distancuar në shumë momente. Ai thotë se edhe me bertinën fillimisht
ndodhi e njëjta gjë, kur hyri ai me Gjimin e eleminuan, por tani janë
miq të mirë, ndërsa Klodi vetëm ankohet se nuk e donin në shtëpi. Bledi
mendon se ai reagoi gabim një natë më parë dhe Erioni e pranon këtë gjë
por shprehet se ai është ndër të paktët persona që arriti ta acaronte.
Bertina mendon se ka raste që njeriu duhet të jetë i qetë e të bëjë një
vesh të shurdhët, që gjërat të mos shkojnë për kot. Bledi shprehet se
është më mirë që të sqarohet keqkuptimi sesa të gjithë të bëjnë sikur
s’ka ndodhur gjë e ndërkohë të mbajnë distancë. Erioni shprehet sërish
se bëri gabim dhe se situata i doli nga kontrolli, por nuk ka ndërmend
t’i mbajë mëri atij.
Bledi
ndodhet në kuzhinë me të tjerët dhe teksa përgatisin drekën, ai u
tregon për jetën e tij. Bledi tregon se ka patur një jetë të vështirë
sidomos gjatë emigracionit. Ai tregon se ka kaluar shumë peripeci në
fillim kur ka emigruar dhe se në fillim ka qënë në Itali si emigrant
ndërsa tani në Gjermani. Ai u tregon se ka jetuar edhe në rrugë dhe se
njëherë e ka parë veten keq, kur për t’i shpëtuar policisë, ka ndenjur
në ujë të ftohtë për disa minuta. Bledi shprehet se nëse do qëndronte
dhe pak, mund të kishte vdekur. Edhe Kika tregon për udhëtimin e
familjes së tij me një peshkarexhë gjatë kohës së luftës dhe thotë se
vajza e tij tashmë e ka fobi varkën.
Eduardi
dhe Rezarta takohen tek gardhi dhe diskutojnë për ndjenjat e Edit
kundrejt saj. Ai ia shpreh sërish ndjenjat që ka për të dhe i thotë se
ato që ndjen në zemër, do t’i cojë deri në fund edhe pse mund të
zhgënjehet, pasi dëgjoi që ai nuk është tipi që i pëlqen asaj. Rezarta
i thotë se nuk është më në atë moshë që i bën gjërat e të dalin ku të
dalin, por tani ajo dëshiron t’i mendojë mirë para se të hedhë një hap.
Ajo shfajësohet se nuk do ta lëndojë Edin, por thotë se nuk mund të
jetë fajtore pasi nuk i ka dhënë asgjë atij. Edi e qetëson duke i thënë
se ajo s’është fajtore dhe i sqaron se mbrëmë edhe pse s’donte, u bë
xheloz për të. Ai i thotë se nuk po i kërkon asgjë asaj, por thjesht se
ka një ndjenjë e do dëshironte që ajo t’i jepte nje miratim apo një
fije shprese që ai të vazhdojë të mendojë për të. Edi shprehet se e
kupton se kanë vec katër ditë që njihen, por ndjenjat janë ndjenja.
Rezi i thotë se nuk mund t’i japë asnjë shpresë sepse më vonë, nëse mes
tyre nuk lind asgjë, asaj do t’i duhej të mbante përgjegjësi. Ajo
mendon se këtë gjë duhet ta vendosë ai vetë sepse ai ndjen dicka.
Biseda përfundon qetësisht dhe të dy të rinjtë shprehen se do të
bisedojnë sërish me njeri-tjetrin, pasi bisedat mes tyre janë të
këndshme.| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |