Tė rejat e ditės nė Big Brother

Tė rejat e ditės nė Big Brother

Nominimi dhe përjetimi i Jetmirit

Ada, Graciela dhe Erioni hedhin mendimet se cili banor mund të lërë shtëpinë këtë të shtunë. Erioni shprehet se të gjithë janë konkurentë të fortë dhe diskutimi mund të jetë ndërmjet Oltës dhe Renatos, ndërsa Graciela thotë hapur se do të donte që të largohej Renatoja. Ada interesohet nëse Graciela ka biseduar me Oltën, por ajo i përgjigjet se si Olta dhe Jetmiri mendojnë se po sillen drejt e s’po bëjën asgjë gabim. Erioni i justifikon sjelljet e tyre, sidomos të Mirit dhe shprehet se ai ka qënë dy herë në nominim dhe këtë herë e ka më të vështirë sepse po qëndron bashkë me ata persona të cilët ai i ka rivalë. Erioni tregon se Miri po mundohet shumë që t’ia kalojë mirë me ta dhe sipas asaj cfarë i kishte thënë, ai bën vetëm biseda të përgjithshme e shaka që të shtyjë javën. Erioni shprehet se Miri ka aftësinë që i blen shpejt mendjen të tjerëve dhe duke i shtuar oratorinë, arrin që t’i bëjë për vete të tjerët, ndërsa Ada mendon se brenda atij njeriu të fortë, mund të fshihet një Jetmir me zemër të butë.

Përgatitjet për provën

Banorët e shtëpisë së re janë mbledhur rreth tavolinës për të zhvilluar provën e javës. Ata kanë marrë guaskat e midhjeve dhe me to do të krijojnë varëse, të zbukurojnë veshje,sende etj. Për t’i zbukuruar më shumë krijimet e tyre, ata kanë marrë bojëra dhe ngjitësa që me to të formojnë figura të ndryshme. Secili prej tyre përpiqet që të bëjë dicka origjinale, por në të njëjtën kohë edhe të bashkëpunojnë për të ndihmuar njeri-tjetrin me idetë që kanë. Ndërsa punojnë, ata flasin dhe ngacmohen mes tyre. Biseda për dy vajzat e reja nuk mungon ku banorët diskutojnë se për cilën nga to kanë më shumë simpati. Përgjithësisht, ata mendojnë se Ada është më simpatike në paraqitje se Rezarta, ndërsa në fizik, e dyta ia kalon të parës. Domenika shprehet se edhe në tip, Ada i pëlqen më shumë

Seldi dhe Domi tregojnë solidaritet me njëri-tjetrin

Domi me Seldin janë në dhomën e ndenjes dhe po bisedojnë për lojën me shishe që është bërë më parë. Ajo e pyet çfarë pyetjesh i kanë bërë atij dhe ai i tregon që Bertina i ka thënë që nëse ai do të ishte në finale me Domn dhe Jetmirin, kush do të donte të fitonte. Ai i thotë që i ka thënë që do të donte të fitonte Domi dhe si ta fitonte ai apo Domi kënaqësia do të ishte e njëjtë. Domi i ka thënë që asaj ia merrte mendja që dikush do t’ja bënte këtë pyetje atij.Ndërsa ajo i ka treguar që e ka pyetur Ada nëse dashuria që ajo ka për Seldin nuk do të ishte reciproke nga ana e tij, do t’i vinte keq? Ajo i thotë Seldit që është përgjigjur sigurisht që po. Seldi i thotë që nuk i dihet se si e mendojnë ata lidhjen e tyre, ndoshta e mendojnë që bëjnë lojë. Ajo i ka thënë që dhe sikur të ishte e vërtetëqë ata bëjnë lojë, Domi nuk kishte për t’ja pohuar kështuqë pyetja e saj nuk kishte kuptim.Më pas atyre iu është bashkuar dhe Renato dhe i ka thënë që Seldi ka dhënë një përgjigje të bukur më parë në lojë, dhe e ka fjalën pikërisht për atë që ai i ka treguar më parë Domit. Ajo e pyet në lidhje me çfarë dhe ai i thotë për çmimin e madh. Ai e pyet Seldin a ia ka treguar dhe ai i thotë që jo dhe le t’ja thotë ai. Seldi e ka bërë këtë për ta bërë akoma më të besueshme dhe Domi sillet sikur nuk di gjë, duke e lënë Renaton ta përsërisë dialogun mes Seldit dhe Adës. Më pas ata vazhdojnë të merren me guaskat dhe të pregatisin objekte për provën e javës

Loja me shishe

Disa nga banorët kanë luajtur lojën me shishë dhe Renato ka qënë i pari që ka pyetur Rezarten se cilat janë tre pikat e saj të dobta. Ajo i është përgjigjur besimi i tepërt, nervoziteti dhe qetësia në vetvete, që nuk shprehet. Me pas Rezi pyet Seldin kush është dashuria e tij më e madhe, dhe ai përgjigjet që është mamaja e tij. Rezi pyet përsëri por këtë radhë Edin. Ajo i thotë a ka patur simpati për ndokënd tjetër para se të vinte ajo dhe ai i thotë jo. Klodi ka pyetur Renaton a mendon se është i sinqertë Kika dhe Renato përgjigjet jo. Më pas Renato pyet Adën cila është gjëja më ekstreme që ka bërë për një mashkull dhe ajo thotë që ka pirë ilaçe. Renato pyet Jetmitrin se çfarë mendimi ka për Oltën dhe ai i përgjigjet që ajo është misterioze dhe i pëlqen të flirtojë me të gjithë. Ai më tej e pyet nëse është penduar që ka mbrojtur banorët e vjetër dhe pse nuk kanë patur të drejtë. Jetmiri është përgjigjur që i ka ndodhur vetëm një herë me Gracielën. Olta pyet Bledin për çmendurinë më të madhe që ka bërë dhe ai përgjigjet që ka shkuar në Meksikë. Renato pyet Klodin cila është gjeja më e keqe për të cilën është bërë pishman dhe ai thotë që ka tradhëtuar. Më pas Klodi pyet Renaton kë do të dëshironte të shikonte në finale dhe ai i përgjigjet Adën, Jetmirin dhe Edin. Klodi pyet Jetmirin që a mendon që ata të dy do të shkojnë në finale dhe ai i përgjigjet që për vete nuk e beson ndërsa për ate nuk e di. Ada pyet Rezartën se çfarë mendimi ka për komshinjtë e tyre dhe ajo thotë që Seldi i duket i llastuar dhe hallakat, Edi çun njësh, Domin nuk e njeh, Olta vajzë seksi, Jetmiri shumë i qetë dhe Renato tip me qëndrim të fortë intelektual. Më tej Jetmiri ka pyetur Gracielën a ndihet budallaçkë dhe ajo i thotë aq sa ndihet ai ndihet dhe ajo. Më pas ajo e pyet sa i poshtër është nga 1-10 dhe Jetmiri i thotë shumë miliona. Erioni ka pyetur Bertinën a ndihet keq nga sjellja e tij në shtëpi dhe ajo i ka thënë shumë herë madje gjithmonë.Banorët kanë vazhduar të luajnë dhe për shumë kohë por ne një moment Erioni është distancuar me Oltën dhe ajo i ka thënë që ai duhet të jetë më i qetë pasi aty brenda mund të ketë shumë të papritura por ai duhet të jetë i kontrolluar. Ajo vazhdon duke e këshilluar që nuk duhet ta lejojë që ta mposhtë nervi dhe pse mund të jetë mësuar ndryshe jashtë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek