Alston: Shqipëria ka ndërmarrë inisiativa mbresëlënëse në fushën e të drejtave të njeriut

Alston: Shqipëria ka ndërmarrë inisiativa mbresëlënëse në fushën e të drejtave të njeriut

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta priti dje një delegacion të OKB të kryesuar nga Z. Philip Alston, Raportuesi i Posaçëm i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Qëllimi i takimit ishte informimi i Raportuesit rreth inisiativave ligjore që janë ndërmarrë vitet e fundit nga Qeveria shqiptare në fushën e të drejtave të njeriut dhe efektivitetit në zbatimin e tyre, veçanërisht për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Ministri Spiro Ksera e informoi Raportuesin e OKB se institucionet shqiptare po punojnë për përafrimin e legjislacionit me vendet e BE, si një domosdoshmëri për integrimin sa më shpejt të vendit në familjen evropiane dhe “në këtë ndërmarrje të madhe përmirësimi i legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut është një komponent shumë i rëndësishëm”.
Duke u ndalur në hapat që kanë ndërmarrë institucionet për plotësimin e kuadrit  nënligjor në zbatim të Ligjit “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare” dhe Strategjisë Kombëtare e Barazisë Gjinore & Dhunës në Familje, Ministri Ksera u shpreh se, edhe pse Ligji ka vetëm dy vjet që është miratuar, impakti i tij është i dukshëm, duke filluar nga përmirësimi i bashkëpunimit mes institucioneve tw ngarkuara nga ligji për menazhimin e fenomenit, rritja e profesionalizmit të strukturave dhe ndërgjegjësimit të publikut për të luftuar fenomentin, por dhe rritja e besimit të viktimave tek strukturat përkatëse.
Ksera e informoi z. Alston rreth ndryshimeve ligjore që parashikojnë rritjen e mbështetjes për viktimat dhe politikave që zbatohen për mbështetjen e tyre me qëllim integrimin në jetën social-ekonomike të vendit, nëpërmjet programeve për formim profesional dhe nxitje punësimi.
Raportuesi i OKB vuri në dukje se inisiativat e ndërmarra janë mbresëlënëse dhe Qeveria shqiptare duhet t’i mbështesw politikat me buxhetin e nevojshëm për realizmin e objektivave ambicioze, pasi sipas tij “në vendet e zhvillura konstatohet se ekziston një hendek mes qëllimeve të vendosura në legjislacionin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe buxheteve të akorduara për realizmin e tyre”.
Ministri i Ksera siguroi se Qeveria shqiptare është e angazhuar që planet e veprimit të parashikuara në dokumentat politike për mbështetjen e grupeve në nevoje t’i mbështesë me buxhetet e nevojshme, duke aktivizuar të gjitha burimet, si fondet e donatorëve ashtu edhe ato të buxhetit të shtetit.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek