Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të shtunën:
Gazeta “ Koha Jonë”
PPE: PS TË PRANOJË REZULTATIN
Grupi i Partive Popullore Europiane në OSBE, i kërkoi dje Partisë Socialiste që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke i thënë ndal bojkotit.
Tituj të tjerë:
Shkodër: Edi Rama, mandatet e PS, 6 marsi datë që nuk ekzisotn
Islami: Deklarata e Soarez, shuplakë e OSBE për Ramën
Haxhinasto: Rama më ngjan me fatin e Don Kishotit
Gazeta “ Shqip”
SHTYHET BUXHETI I TIRANËS, PD DHE LSI DUAM EDI RAMËN
Buxheti i Tiranës për vitin 2010 dhe ai afatmesëm 2010-2012 nuk ka mundur as të prezantohet në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit. Këshilltarët e PD të mbështetur edhe nga atë të LSI, kanë propozuar shtyrjen e diskutimit deri në marrjen e informacioneve plotësuese nga bashkiakët, për një seri kërkesash që ata parashtruan.
Tituj të tjerë:
Dilema për kutitë, ja vendimi i 2003
QSUT, operohet zemra e vogëlushit të sapolindur
Prokuroria e Apelit, gjykata po na dëmton punën
Gazeta “ Panorama”
META: S’JEMI VEND EKSPERIMENTESH
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, deklaron se të huajt nuk duhet të bëjnë eksperiment në Shqipëri, duke propozuar hapjen e kutive , pasi kjo synon në thelb falimentimin e shtetit ligjor.
Tituj të tjerë:
BE: Duhet dialog për të gjetur zgjidhhe politike
SHBA: Si të shmangim Gërdecin
Ikën Dobjani, “plas sherri” tek AP
Gazeta “ Shekulli”
DEMONTIMI, UIDHERS: TË SHMANGIM GËRDECIN
"Puna juaj dhe e të gjithë amerikanëve që punojnë në këto mjedise, është të sigurohemi që tragjedi si Gërdeci të mos ndodhin më”, kjo ka qënë deklarata nga Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, mesditën e djeshme në qytetin e Poliçanit.
Tituj të tjerë:
Matura , ja konfiçentët e shkollave
Biznesi, jo uljes së shpenzimeve në buxhet
Banda e drogës, 28 arrestime në 4 shtete
Gazeta Shqiptare
RAMA: MANDATET? NUK NJOH ASNJË 6 MARS
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e cilëson si një tjetër progres pozitiv të betejës se opozitës deklaratën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joae Soares, për hetim kuvendor të zgjedhjeve në respekt të Kushtetutës.
Tituj të tjerë:
Cani: Deformimet makor ndihen nga familjet
Nuk kthehu borxhin , merret peng punëtori i ndërtimit
Kriza, Greqia kërkon ndihmën e FMN
Gazeta “Rilindja Demokratike”
BERISHA: SHQIPËRIA E HAPUR PËR NGRITJEN E TEC-eve BËRTHAMORE ME QYMYR
Shqipëria është e hapur për ndërtimin e termocentraleve nukleare nga qymyri dhe falë pozicionit të daj gjeografik, do të shndërrohet në një treg të rëndësishëm për mbarë Europën. Kryeministri Berisha prezantoi dje objektivat ambicioze të qeverisë për zhvillimin e vendit gjatë forumit Ndërkomëbtar të Biznesit.
Tituj të tjerë:
19 vjet më parë, Tirana tërhiqte zvarrë qelbësirën
Skema për punësimin e sapo diplomuarve
Gallup: 54% e shqiptarëve, të kënaqur me punën e qeverisë
Gazeta “Zëri i Popullit”
RAMA NË SHKODËR: KAUZA E OPOZITËS, E GJITHË SHQIPTARËVE
Turi i kreut të PS-së, Edi Rama për ti shpjeguar opinionit publik arsyet e protestës së opozitës është ndalur dje në qytetin e Shkodërs. Duke u ulur në një panel me gazetarë, Rama ka sqaruar kërkesat e opozitës lidhur me transparencën e zgjedhjeve , për ti dëdhë fund kapitullit 20 vjeçar të zgjedhjeve të deformuara.
Tituj të tjerë:
Heshtje e institucioneve për atentatin ndaj deputeit të PS-së, Eltar Dedej
PS: Arka e shtetit është bosh
Paralizohen doganat në jug
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |