Këto ditë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zhvilloi Konferencën Kombëtare “Matura Shtetërore drejt standardeve europiane”
Meritë- Preferencë në përcaktimin e fituesve në IALP. Duke qenë se ky parim ka hyrë në vitin e katërt të tij edhe njëherë u vu theksi në përmirësimin e sistemit, gjithmonë në funksion të kandidatëve maturantë për të bërë një përzgjedhje të drejtë e të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Kjo gjithmonë duke iu përmbajtur pikave të të VKM Nr 503 të datës 16.04.2008, që përcakton qartë parimin e meritës, që përcaktohet në pikë e grumbulluara nga konkurrentët në pesë elementët bazë të Maturës Shtetërore, si dhe parimin e preferences që përcaktohet nga vullneti i kandidatëve konkurrentë. Duke u ndalur në partneritetin e APRIAL-it me aktorët e tjerë të rëndësishëm që marrin pjesë në realizimin e Maturës Shtetërore u vu theksi në bashkëpunimin e ngushtë me AVA, duke filluar që nga përgatitja e databazës me të gjithë elementët e nevojshëm, që tashmë realizohet me bazë ORACLE, që nënkupton një sistem sigurie tepër të lartë për bazën e të dhënave, deri të shpallja e fituesve me një program që identifikon rezultatet e secilit maturantë dhe publikimin e tij në kohë dhe me saktësi maksimale.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |