Katër të nominuarit e radhës
Banorët
janë ftuar një nga një në dhomën e rrëfimit për të dhënë kandidaturat
për nominimet e kësaj jave. Fillimisht kanë shkuar banorët e shtëpisë
së re e më pas ata të shtëpisë së vjetër ku bashkë me dy emrat, kanë
dhënë edhe arsyet se përse duan që këta banorë të nominohen. Për këtë
javë, në nominim janë katër banorë: Graciela, Erioni, Klodi dhe Hakiu.
Nga nominimet e bërë vihet re një përballje e banorëve të vjetër me
njeri-tjetrin ku një arsye kryesore ka qënë që edhe Erioni me Hakiun të
provojnë nominimin si të tjerët, por edhe nga debatet e krijuara në
shtëpi.
Nje e infiltruar ne shtepi
Për
banorët është rezervuar një surprizë e vecantë. Ata ka ardhur t’i
takojë Gjimi i cili ndodhet në një dhomë të shtëpisë e ku për të
kujdeset një infermiere sensuale, pasi ai është shtrirë në një krevat
sikur të ishte në spital. Banorët e shohin në monitor dhe menjëherë
reagojnë që ta takojnë atë. Arbana u kujton banorëve se dhoma në të
cilën ndodhet Gjimi i përngjason shumë shtëpisë ku ndodhen dhe kjo
tregon se Gjimi ka qënë shumë afër tyre gjatë gjithë kohës. Banorët
ngrihen në këmbë për ta gjetur se ku është, por Arbana u thotë se ai po
vjen i shoqëruar nga infermjerja. Gjimi shkonnë dhomën e ndenjjes ku
ndodhen banorët të cilët e presin me gëzim dhe ata përqafohen
përzemërsisht. Arbana i jep mundësinë Gjimit që të sqarohet me ata
banorë që dëshiron t’u thotë dicka dhe ai kthehet nga Hakiu dhe i thotë
se ai nuk e kuptoi aspak lojën e tij dhe se e vetmja gjë që donte të
bënte ishte ta nervozonte që të dilte nga vetja dhe i thotë gjithashtu
se ai nuk manipulohet lehtë, ashtu sikurse ishte shprehur Kika. Ai sheh
me banorët klipin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi dhepara se të dalë u
uron banorëve suksese dhe u thotë se i mungojnë shumë dhe se duhet të
vazhdojnë lojën e tyre. Ai del në kopsht ku takohet edhe me Erionin dhe
Jetmirin të cilët ndodhen në shtëpinë e vjetër. Më pas ai del, por duke
lënë në shtëpi infermieren që është një banore e re, Enxhi. Banorët
shohin një klip prezantues për ta njohur disi më shumë atë. Arbana i
komunikon publikut një të vërtetë se Enxhi është një e infiltruar nga
Vëllai i Madh dhe jo një konkurente. Ajo ka për detyrë që të zbulojë
karakteret e banorëve, ndërsa Ariani shprehet se tashmë do shohim
spektakël dhe shumë lojëra. Enxhi, në dhomën e rrëfimit shprehet se
dëshiron që të luajë fillimisht me Seldin.
Renato
vjen në studio i shoqëruar nga një duartrokitje e publikut. Ai
përshëndetet me Arbanën dhe fillon të diskutojë me të për ditët e
qëndrimit në shtëpi dhe për arsyet e eleminimit. Ai mendon se arsyet që
e kanë cuar në eleminim mund të kenë qënë keqkuptimiet nga publiku dhe
banorët, fakti që është treguar paksa arrogant dhe mendjemadh, kjo
sipas banorëve të tjerë pasi ai shprehet se ky nuk ishte qëllimi i tij.
Arbana i thotë se publikut i ka bërë përshtypje siguria në vetvete e
tij dhe ai mendon se Big Brother e sheh si një provim dhe që
domosdoshmërisht duhet të shkojë i sigurt se do e marrë atë dhe sipas
tij, kjo është një vlerë pozitive e jo negative sic e kanë komentuar të
tjerët. Ai shprehet se ka dhënë aq sa ka mundur, ka qënë vetvetja, ka
bërë debate, diskutime shaka etj. Ai shikon klipin me momentet më të
bukura dhe komentet e banorëve dhe shprehet se i priste ato pasi ia
kanë thënë dhe në sy. Arbana e pyet se në cilët banorë duhet të ketë
besim publiku dhe ai shprehet se për të rinjtë është ende herët, ndërsa
për të vjetrit mendon se po luajnë të gjithë. Ariani i thotë se atij i
ka munguar komunikimi i drejtpërdrejt me banorët dhe kjo mund të jetë
arsyeja pse ata s’e deshën në shtëpi, por Renato shprehet se këtë tip
dhe këtë sjellje ka edhe jashtë në jetën reale.
Banorët
gjatë kësaj jave kanë qënë të ndarë në dy shtëpi të ndarë nga një gardh
dhe ata të gjithë duhet të respektonin disa rregulla strikte të
vendosur nga Vëllai i Madh ku nuk duhet të kalonin gardhin e të
shkëmbenin ushqime apo objekte mes tyre. Arbana u komunikon banorëve se
në studio ndodhen dy zarfa: një i bardh që përmban një surprizë për ta
dhe një zarf i zi i cili përmban penalizimet për ata që kanë thyer
rregullat. Arbana komunikon zarfin e parë, atë të bardhin në të cilin
thuhet se ata duhet t’i përgjigjen disa pyetjeve, të përkthejnë fjalinë
“shkoni në shtëpinë e re” ku banorët menjëherë lumturohen dhe shkojnë
me vrap drejt shtëpisë së re. Ata përqafohen me banorët e tjerë dhe
menjëherë komentojnë mbi bukurinë e shtëpisë. Pas pak, Arbana komunikon
edhe vendimin e zarfit të ri në të cilin Vëllai i Madh ka vendosur që
Erioni dhe Jetmiri duhet të kthehen në shtëpinë e vjetër e të jetojnë
vetëm të dy deri në një afat të përcaktuar nga Vëllai i Madh. Këtë
vendim Arbana ia jep në dhomën e rrëfimit ku gjithashtu u jep një
mision të rëndësishëm djemve. Ajo u thotë se ata duhet të zbulojnë nga
një sekret për tre nga banorët e shtëpisë tjetër, por kjo gjë duhet të
mbetet sekret. Atyre u pëlqen kjo ide dhe menjëherë lënë shtëpinë për
të shkuar në shtëpinë e vjetër. Një tjetër dënim është përgatitja e
valixheve të banorëve të tjerë nga këta dy banorë.| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |