Lideri i Lëvizjes 'Vetëvendosje', Albin Kurti nuk do të paraqitet as
nesër në Gjykatën e Qarkut, ku pritet të rifillojë seanca gjyqësore
kundër tij. Aktivisti i Lëvizjes 'Vetëvendosje', Glauk Konjufca, ka
deklaruar se Kurti nuk do të paraqitet në asnjë seancë, pasi e
konsideron të tërë procesin si të padrejtë. Ndërkohë, Këshilli kundër
procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, njoftoi sot se për gjashtë ditë
kanë mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër procesit gjyqësor
ndaj Kurtit.
Kurti akuzohet për organizimin e një turme që "ka kryer vepër penale,
për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat
zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në
rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më në protestën e 10
shkurtit të vitit 2007".
"Drejtuesi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, nuk do të paraqitet
në seancën gjyqësore të 15 shkurtit të thirrur nga EULEX-i, për faktin
se kjo lëvizje nuk i njeh misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë."
facebook