Zyrtarët portugezë thonë se përmbytjet dhe shkarja e dherave në ishullin turistik Madeira kanë lënë të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.
Punonjësit e ekipeve të ndihmave dhe personeli ushtarak nga Portugalia ka mbërritur tashmë në ishull. Sekretari i çështjeve sociale rajonale, Francisco Ramos, u tha gazetarëve sot se numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të jetë në ngritje. Ai tha se nuk ka ende të dhëna për numrin e njerëzve të humbur.
Media vendase thotë se reshjet e shumta dhe erërat që kapin 100 kilometra në orë goditën ishullin mbrëmë dhe rrëzuan pemë dhe bllokuan rrugët, duke penguar punën e ekipeve të ndihmave.
Ishulli turistik Madeira ndodhet rreth 900 kilometra në jugperëndim të Portugalisë. Nuk dihet ende nëse ka patur turistë mes viktimave të stuhisë.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | 4 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.13 | 141.91 |
| USD | 103.60 | 108.00 |
| GPB | 163.95 | 170.91 |
| CHF | 112.92 | 117.71 |