Sot nė Big Brother

Sot nė Big Brother

Përgatitjet për sfilatë

Banorët kanë vendosur që këtë mbrëmje të bëjnë një lojë ku banorët të sfilojnë. Ata do të luajnë të gjithë dhe gjithsecili është veshur dhe trukuar sipas mënyrës së tij. Vajzat përveç kudesit për veten e tyre merren edhe me trukimin e djemve. Jashtë Jetmiri dhe Erioni bisedojnë. Aty është Enxhi dhe Miri e pyet për përshtypjet që ka krijuar ajo për banorët që ndodhen në shtëpi. Vajza fillon të flasë për secilin duke e përkufizuar me pak fjalë. Ajo thotë se Oltën e ka një mike brenda në shtëpi, Rezarta është vajzë e zgjuar, Hakiu është njeri i kulturuar dhe me shumë dije etj. Përveç tyre ajo flet edhe për seldin dhe Domenikën. Enxhi thotë se Seldi është “kukull” në duart e Domit ndërsa kjo e fundit i duket e lëkundur. Pas këtyre thashethemeve edhe ajo futet në shtëpi dhe përgatitet për sfilatën. Erioni dhe Jetmiri do të jenë në juri dhe do të vlerësojnë modelët e BB3. Vëllai i Madh vendos muzikë dhe sfilata fillon.

Bertina dhe Erioni

Erioni bisedon me Jetmirin në kopësht për Bertinën. Jetmiri i thotë se ai po e mban zvarrë Bertinën dhe e këshillon që të sqarojë gjerat dhe ndjenjat me Vajzën. Erioni nnga ana tjetër thotë se ata të dy i kanë sqaruar njëherë gjërat. Erioni thekson edhe një herë se mes tij dhe Bertinës ka një miqësi shumë të fortë, por që ngelet në kufijtë e shoqërisë. Jetmiri thotë se ata të dy duken që kanë ndjenja për njëri-tjetrin, por Erioni vazhdon ta mohojë këtë gjë. pas disa minutash në oborr del edhe Bertina. Erioni e merr veç dhe nis të bisedojë me vajzën. Bertina i thotë Erionit se përse ai i bën disa gjëra të imponuara, vetëm për hir të saj. Erioni e mohon këtë dhe Bertina e pyet se çfarë do të ndryshonte ai nëse ajo do të dilte nga shtëpia dhe Erioni i përgjigjet “asgjë”. Më pas ai i thotë se po u largohet banorëve të tjerë të cilët vazhdimisht e ngacmojnë për Bertinën dhe vajzat thonë se ajo është xheloze për Erionin. Bertina i thotë që të mos bjerë pre e provokimeve të të tjerëve. Kështua ata diskutojnë edhe një herë për ndjenjat e tyre. Të dy vendosin që do ta ruajnë këtë miqësi gjithmonë dhe sqarojnë ndjenjat e miqësisë ndërmjet tyre. Pas një diskutimi disa minutësh Bertinë hyn në shtëpi dhe përgatitet për një lojë ku vajzat do të bëjnë sfilatë mode. Erioni i sygjeron që të veshë një bluze dhe të shkruajë mbi të “Erionin e kam vetëm shok” në mënyrë që të shuhen disi thashethemet për marëdhënien e tyre. Më pas Erioni dhkon përsëri te Jetmiri dhe i tregon për bisedën mes tij dhe Bertinës

Kur është lidhur Domi me Seldin?

Banorët e shtëpisë re po mërren me sistemimin e ushqimeve duke ngrënë edhe drekën e cila këtë herë ka ardhur me vonesë në Big Brother. Në oborr ndodhen Jetmiri, Erjoni, dhe Klodiani. Ata fillojnë të flasin fillimish për Enxhin dhe veprimet e saj provokuese. Klodi u tregon atyre për një lojë që kanë vendosur të bëjnë me Enxhin ku ajo do të jetë mjekja dhe djemtë do të jenë pacientët e saj. pas shakave e të qeshurave biseda e tyre zhvendoset te çifti i BB, Seldi dhe Domenika. Jetmiri i thotë Klodit “a e ke pyetur se si janë lidhur ata të dy?” dhe Klodi i thotë se nuk e ka pyetur deri tani dhe pyet djemtë përse ia bën atë pyetje. Jetmiri dhe Erjoni thonë se ata kujtonin se Seldi ka qenë i lidhur me Pamelën dhe pastaj na doli që ishte me Domenikën “ne nuk e morëm vesh ndonjëhere se si ose kur u lidhën ata të dy” vazhdojnë më tej djemtë. Ata i thonë Klodit se Seldi dhe Domenika janë lidhur që dy ditë pasi hynë në shtëpi dhe Klodi çuditet për këtë. Më pas ata flasin për nominimet ku Jetmiri thotë se të qenit në nominim të bën më të forte dhe u thotë Erjonit dhe Klodit që të tregojnë veten e tyre këtë javë

Enxhi: “Seldi nuk bën dot lojë pa Domin”

Ndërsa të tjerët bisedojnë brenda Enxhi dhe Seldi kanë dalë pranë pishinës dhe bisedojnë me njëri-tjetrin për Seldin dhe lojën e tij. Enxhi i thotë se ai bën mirë që të shkëputet nga Domenika sepse kështu po tregon që Seldi nuk bën dot loj pa Domenikën. Ndër të tjera ajo i thotë se ka vënë re që Domi bëhet xheloze kur ai afrohet me vajzat e tjera të shtëpisë. Ajo i thotë që të luajë me të ose me Bertinën që ta shohë vetë reagimin e Domit. Seldi i thotë se Domenikën nuk e ka lojë dhe ai do vetëm që gjërat në çift të jenë reciproke. Në këtë momente ajo i thotë se mes tij dhe Domenikës nuk ka asgjë reciproke pasi sipas saj Domenika është ajo që e manipulon Seldin. Ajo insiton që Seldi të bëjë diçka për t’i treguar Domit se ai mund të luajë, apo se edhe ai ka aftësinë e të vepruarit vetëm sipas dëshirave të tij. Ajo i thotë se qëndrimi i tij duke qenë gjatë gjithë kohës pranë Domenikës, është gjithnjë nën hijen e saj, e bën që të mos jetë i pranishëm në kohën televizive gjatë përmbleshjeve ditore. Ajo i sygjeron që të mundohet të veprojë sepse vetëm kështu do të fitojë vëmendjen e publikut. “Ça të pengon ty të jesh i lirshëm të bësh diçka ndryshe?” pyet Enxhi Seldin i cili hesht dhe rri shumë i menduar. Teksa ata të dy bisedojnë në shtëpi kanë ardhur furnizimet me ushqimet e javës. Pas një kohe të gjatë ku Enxhi mundohet që t’i mbushë mendjen Seldit që të largohet nga Domenika biseda e tyre përfundon duke e lënë Seldin në një farë mënyrë të shqetësuar


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek