&e
Gjatë drekës
Banorët e shtëpisë së re kanë përfunduar së përgatituri drekën. Përpara se të shtrojnë tavolinën, Domenikës i lind një ide që në atletet e saja, cdo banor të lërë nga një shenjë si për kujtim. Të gjithë banorët marrin penelat me ngjyra dhe secili me ngjyrën që dëshiron, shënon dicka tek atletja e saj. pasi përfundojnë këtë rit, banorët vendosin që të hanë drekën. Ata ndihmojnë njeri-tjetrin në shtrimine tavolinës. Klodi vjen me vonesë në tavolinë dhe të tjerët e ngacmojnë se përse nuk u duket në formë dhe ai ia kthen se ka pak mall për familjen.Ndërsa banorët e tjerë hanë, Jetmiri dhe Erioni vazhdojnë të përgatisin drekën. Është Miri ai që merret kryesisht me drekën, ndërsa Erioni e ka mbaruar tashmë pastrimin e shtëpisë. Duke pritur përfundimin e gatimit, ata diskutojnë për luftën civile të ndodhur në Shqipëri në vitin ’97. jetmiri kujton disa fakte tragjike të ndodhura në Vlorë dhe shprehet se i ka përjetuar një pjesë të tyre. Të dy djemtë diskutojnë edhe për fatin e shumë shqiptarëve të cilët tentuan që të emigronin ilegalisht ndër vite, për marrëdhëniet midis dy shteteve Shqip uml;ri-Greqi, për problemet politike, e për jetesën në dy regjimet politike diktaturë dhe demokraci që ka patur Shqipëria.
Rezarta, përshtatja me banorët e tjerë
Rezarta bisedon me Hakiu për mënyrën se si është përshtatur me banorët në shtëpi. Ajo tregon se ato që kishte dashur që t’i arrinte në fillim i ka arritur. Rezarta tregon se në lidhje me raportet mes banorëve të tjerë, ka vënë re një afrim të madh me Adën dhe shprehet se me të i lidh dicka e përbashkët. Për Gracielën ajo shprehet se nuk e kupton se përse i është larguar, madje thotë se gjatë ditës së sotme, ajo nuk i ka folur fare. Rezi përpiqet që të gjejë një arsye dhe mendon se ndoshta i ka bërë dicka që Gracielës i ka mbetur qejfi, por nëse e ka bërë, e ka bërë pa qëllim. Për nominimet, ajo shprehet se ka dëgjuar se banorët thonë arsye të ndryshme si nuk ka c’të japi, nuk është aktive, nuk rri me të tjerët etj, dhe mendon se këto nuk janë arsye reale sepse cdokush ka momentet e veta të shpërthimit. Rezi shprehet se nuk do rrinte me ndonjë banor vec për t’i bërë qejfin që ai të mos ta nominonte. “Nuk ia kam frikën nominimit”- shprehet ajo dhe shton se cdo gjë që ka ndërmend ta thotë, do ta thojë pa ia pasur frikën kësaj gjëje. Hakiu i jep një këshillë asaj që të jetë më aktive e të flasë më shumë sepse sipas tij, në edicionet e kaluara është krijuar përshtypja sikur vajzat nga Kosova nuk kishin se cfarë të thoshin. Rezarta ia kthen se ajo di se cfarë të thotë se fundja ka bërë një shkollë, por e kishte parë më shumë futjen në Big Brother si një mënyrë për t’u përshtatur me të tjerët. Ajo thotë se edhe të tjerët duhet t’i japin mundësinë që ta afrojnë e t’i flasin, pasi nuk mund të dëgjohet vec me debate. Hakiu i thotë se ajo duhet të përpiqet të japë më të mirën nga vetja që njerëzit ta njohin se kush është dhe shprehet se jo të gjithëve u jepet mundësia për t’u njohur për aq kohë sa qëndrojnë në shtëpinë e Big Brother. më pas ata flasin edhe për nominimet dhe Hakiu shprehet se po e merr lehtë këtë javë
Enxhi dhe Edi, dy tipa që i bashkon një qëllim
Enxhi dhe Eduardi sqarojnë disa keqkuptime që kanë lindur mes tyre. Ata dalin në kopsht ku ulen në një tavolinë dhe bisedojnë qetësisht me njeri-tjetrin. Eduardi e ka pranuar edhe në sy të Enxhit, që më parë, se nuk i pëlqen shumë si tip dhe ndaj e ka mbajtur disi larg. Kjo është edhe arsyeja që ata diskutojnë. Ai i thotë Enxhit se nuk i paragjykon njerëzit dhe se s’ka asgjë kundër saj dhe se është shumë simpatike, shumë e këndshme dhe e lezetshme, por iu duk disi e shfrenuar dhe e ekzagjeruar në fillim. Enxhi i thotë se realisht ky është tipi i saj, madje këtu po përmbahet shumë. Ajo shprehet se e vlerëson shumë si njeri dhe se ka krijuar një opinion të mirë për të që kur e ka parë që jashtë, një njeri të lirshëm e plot humor, ndërsa kur hyri brenda e pa që ishte shumë i ftohtë. Ajo e justifikon duke thënë se tani që e dëgjoi që ai sjelljen e saj nuk e priste të tillë, i takon asaj që të ndryshojë sjellje kundrejt tij, t’i afrohet e ta bëjë që ai të ndryshojë mendje ose t’i largohet përfundimisht. Enxhi shprehet se e vlerësoi atë kur i tha se preferoi t’i qëndronte larg dhe i thotë se edhe jashtë, në shoqëri, shpesh njerëzit i largohen sepse nuk e kuptojnë tipin e saj. “Unë e jetoj jetën time, kështu jam”- thotë ajo. Eduardi i thotë sërish se nuk është njeri i keq dhe se nuk do që ta paragjykojë atë, por shton se edhe fakti që ai ka një relatë me Rezartën, nëse i afrohej asaj menjëherë, kishte për t’u keqinterpretuar nga të tjerët dhe kjo gjë e bëri që t’i qëndronte disi larg Enxhit. Ajo ia kthen se e kupton shumë mirë këtë gjë dhe se i pëlqen sinqeriteti i tij apo dhe i ndonjë banori tjetër kur i thonë hapur mendimet që kanë për të. Përsa i përket shoqërisë së tyre, Enxhi i thotë se nuk do t’i qëndrojë larg apo ta marrë inat për këto që tha. Më pas, biseda e tyre vazhdon në lidhje me veprimet e Edit në shtëpi. Ajo i thotë se pret nga ai që të vijë kulmi e të shpërthejë, duke e përcaktuar tipin e tij plot humor, energjik e që i vë njerëzit në lëvizje. Edi shprehet se tipi i saj mund të përshtatet mjaft mirë me tipin e tij dhe të dfy banorët mendojnë se sëbashku mund të bëjnë shumë gjëra. “Do bëjmë namin këtu brenda”- shprehet Enxhi duke nënkuptuar cmendurirat që mund të organizojë bashkë me Edin për të ndryshuar atmosferën e shtëpisë.
Historitë e jetës
Ada dhe Bledi, ndërsa qëndrojnë tek kolltukët, vazhdojnë të bisedojnë për temat që lidhen me jetën e tyre, për historitë e dashurisë që kanë patur, për lidhjet, për jetën me familjen dhe vështirësitë që kanë kaluar në emigrim. Ada i tregon historinë e jetës së saj, kur u lidh me një djalë që trembëdhjetëvjece dhe ka ndenjur me ta për dhjetë vjet e më pas historia e tyre mori fund. Ajo tregon se gjatë këtyre viteve, nën kujdesin e saj ishin edhe prindërit të cilët nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe ekonomike e ndaj ajo duhej të kujdesej edhe për ta. Ada tregon se ka bërë shumë sakrifica në atë kohë dhe në momentin e fundit kur i ka kërkuar të dashurit të saj që t’i jepnin një drejtim tjetër lidhjes së tyre, ai i ishte përgjigjur se nuk mundej sepse kishte të tjera gjëra për të bërë. Ajo shprehet se pas kësaj u ndanë, ndërsa Bledi habitet me gjithë ato sakrifica që ka bërë ajo për të ndërsa ai nuk i ka vlerësuar asgjë. Sipas tij, ai nuk e ka dashur sepse një njeri që të do, qëndron gjithë jetën afër tij, ndërsa Ada tregon se gjithnjë mes atyre ka qënë shoqëria e cila mund të ketë ndikuar keq në marrëdhënien e tyre. Edhe Bledi tregon dicka për jetën e tij. Ai shprehet se pati njeriun e duhur në momentin e gabuar, duke treguar për historinë e tij të dashurisë, për vajzën të cilën e humbi dhe nuk e vlerësoi për aq kohë sa e kishte pranë. Bledi tregon se ajo e kishte ndihmuar shumë që ai të gjente veten dhe të integrohej në jetën shoqërore në vendin ku kishte emigruar. Të dy të rinjtë përfundojnë bisedën duke i dhënë kurajo njeri-tjetrit që të mos mërziten për këto histori të kaluara.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |