Batuta në tavolinë
Banorët janë ulur për të ngrënë vaktin e gatuar
nga Ada. Ata e pëlqejnë dhe i thonë Adës që t’i gatuajë gjithmonë.
Banorët shkëmbejnë batuta dhe pse janë duke ngrënë. Bertina nuk është
ulur në tavolinë dhe Klodi ngacmon Erionin që ai nuk ha pa i ardhur
ylli i tij (dhe e ka fjalën për Bertinën). Më pas Klodi ngacmon Oltën
me Bledin pasi ata janë ulur secili në krye të tavolinës dhe ai i thotë
pse janë ulur përballë. Olta i thotë që ëstë rastësi ndërsa Bledi me
shaka që nuk e priste nga ai këtë. Më pas Jetmiri i thotë Adës dhe
Gracielës që Enxhi i duket tip i çuditshëm dhe nuk e kupton dot. Ai
tregon që nuk e ka marrë vesh se për çfarë është grindur me Oltën dhe
Gracielën dhe kjo e fundit i thotë që ka qënë pjesë e shakasë dhe nuk
di gjë për më tepër. Aty kalon Enxhi dhe Jetmiri e pyet sa është ora.
Ajo i përgjigjet dymbëdhjetë dhe ai i thotë që e bën mirë që e mban
gjithmonë aq.
Ndërkohë që Seldi me Rezin janë në dhomë sepse kanë mbaruar së ngëni.
Seldi e pyet Rezin si po i shkojnë punët dhe ai i thotë mirë. Ai i
thotë që nuk po e merr vesh atë pasi njëherë e ka parë me Edin e tani
me Jetmirin. Ajo i thotë që s’ka patur asgjë me Edin, s’ka patur
ndjenjë për të. Seldi i thotë që ai ka ndjenja për të por Rezi thotë që
i vjen keq pasi ajo nuk ka gjë karshi tij. Seldi e pyet në lidhje me
Jetmirin çfarë ka dhe ajo i thotë që e pëlqen por nga ana e tij nuk i
di ndjenjat. Seldi e këshillon që t’i marrë gjërat me terezi.
Të tjerët para vetes
Jetmiri dhe Ada kanë dalë në kopësht për të pirë
nga një cigare dhe Jetmiri i ka treguar asaj që ai gjithmonë brenda
shtëpisë ka menduar për të tjerët dhe tani mendon që ka ardhur koha që
të shijojë pak për vete. Ada i ka thënë që pse nuk ka menduar dhe për
vete më parë dhe ai i përgjigjet që ai kështu është, që mendon në
fillim për të tjerët dhe veten e lë në fund. Madje të tjerët e shtyjnë
drejt fundit dhe ai do shumë kohë për t’a marrë veten. Ada i tregon që
dhe ajo e ka pësuar shumë herë këtë gjë, ajo ka bërë shumë për njerëz
që nuk kanë vlejtur fare. Jetmiri ka thënë që ai ka menduar se këtu nuk
do t’i ndodhte kjo gjë pasi do të ishte me njerëz që nuk i njihte por
ai ka rënë në grackën e përhershmë. Ada i thotë që më e keqja është që
njerëzit nuk të vlerësojnë aq sinqeritetin. Ai i thotë që të mos jetojë
për të tjerët por për veten. Ada është shprehur që ajo atë po bën, por
aty brenda nuk ka patur asnjë që e ka ftuar të ndajnë një bisedë dhe
ajo të ketë refuzuar. Ai i ka thënë që as atij nuk i ka kërkuar dikush
që t’i tregojë për jetën e tij.
Me këtë rast ajo e pyet për jetesën që bën. Ai i tregon që në Itali nuk
ka jetuar me motrën pasi do të ishte e parehatshmë për të dy ndërsa
prindërit i ka këtu dhe ai nuk ka dashur asnjëherë që ata të shkonin në
Itali pasi nuk mund ta përballojnë emigracionin. Për më tepër do t’ja
kishin kondicionuar dhe atyre kushtet e jetesës.
Thashethemet e Oltës dhe Enxhit
Enxhi pas lojës që ka bërë me Oltën për të
tjerët, ka biseduar me të për Bertinën. Enxhi i thotë që ditën e parë
kur erdhi dhe i bënte ndonjë pyetje Bertinës ajo i përgjigjej gjatë e
gjatë duke e stërholluar bisedën. Ndërkohë që Enxhi humbiste interesin
dhe largohej, deri sa ia vuri në dukje këtë fakt. Më pas ajo i tregon
Oltës që menjëherë ajo ka reaguar duke bërë përgjigje të sakta dhe të
drejtpërdrejta. Enxhi i ka thënë Bertinës që i vinte mirë që ajo e
rregulloi menjëherë një difekt të vogël që ajo i vuri në dukje. Por
Bertina i ka thënë që ajo nuk ndyshon për të dhe ajo kështu është,
Bertina e ka pyetur a e shikon konkurente të fortë Enxhi atë dhe ajo i
është përgjigjur që nuk e shikon fare në atë këndvështrim dhe mendon se
ajo ka besim të tepruar të vetja madje më saktë nuk ka por do të hiqet
ashtu. Olta i thotë që kjo është e vërtetë sepse po të kishte besim tek
vetja nuk kishte pse të bëhej xheloze për të.
Më pas vajzat flasin për të nominuarit dhe pohojnë njëzëri që nuk duan
që të dalë Klodi. Enxhi i thotë që ai nuk ka për të ikur pasi ai sjell
shumë situata në shtëpi dhe është shumë djalë i mirë. Olta thotë që dhe
pse është konkurent i fortë, ajo do që të qëndrojë në shtëpi. Ato
kthehen dhe një herë tek Bertina dhe thonë që ajo ndihet sikur është
fituese e BB. Olta thotë që Bertina mendon që mëqenëse u lidh me Erioni
ka më shumë shanse për të ndenjur në shtëpi. Enxhi thotë që Bertina
duket që ndjen shumë për Erionin sepse bëhet xheloze për të gjitha
vajzat dhe është me shumë komplekse.
Më pas Enxhi i rrëfen Oltës që ka shumë nevojë të dashurojë pasi ndjehet si pa jetë.
Ajo i tregon që e pëlqen Jetmirin por nuk do t’i hyjë në pjesë askujt.
Ajo tregon që nga jashtë nuk e ka pëlqyer por këtu e ka vlerësuar që
një ditë kur ajo kishte nevojë për cigare dhe nuk kërkonte sepse i
vinte turp. Ai e ka kuptuar dhe i ka thënë Adës që t’i japë një cigare
asaj. Enxhi tregon që është ndjerë shumë mirë nga ky gjest dhe është
ndjerë që ka dikë pranë. Madje dhe dje ai i ka thënë që çfarë të
ndjejë, ta bëjë sepse atë e në krah. Olta i thotë të ketë kujdes nga
Jetmiri pasi ajo nuk e njeh aq mirë sa ata që kanë ndenjur në shtëpi me
të për pesë javë.
ShtypiDites