Ada dhe Erioni për të nominuarit
Ada dhe Erioni diskutojnë për banorët që janë në nominim duke thënë se është një javë e fortë. Ajo shpreh dëshirën se për Erionin dhe Klodin nuk do donte që të dilnin dhe mendon se Klodi duhet ende në shtëpi, ndërsa për të tjerët shprehet se nuk ia ndjen fare. Erioni ia kthen se do ndodhë ajo që ka për të ndodhur e s’do ta vrasë shumë mendjen e nga kjo përgjigje, Ada e pyet nëse do donte që të rrinte ende në shtëpi. Erioni tregon se një shok i veti i kishte thënë para se të hynte se ai nuk do nominohej deri në javën e pestë dhe atë javë do nominohje pikërisht për këtë arsye, se nuk ishte nominuar ndonjëherë, dhe sipas shokut, do eleminohej. Ai thotë se ky ishte mendimi i shokut të tij, ndërsa vetë menon se është ende herët dhe shprehet se të gjithë do donin që të qëndronin sa më gjatë, por nëse do dilte nuk do i ngelej peng asgjë. Për Klodin, ai nuk shpreh asnjë opinion.
Xhelozi për shoqërinë
Enxhi i tregon Rezartës për mënyrën se si po e shohin atë banorët e tjerë, si një vajzë që futet mes një cifti. Ajo i tregon shkurtimisht për ndodhinë mes saj dhe Domenikës e Seldit dhe konfrontimin që patën të tre. Enxhi i tregon se ka vënë re se edhe Bertina ka filluar t’i hedhë kunja sa herë ajo i afrohet Erionit si dhe shprehet se vuri re gjithashtu një reagim të Mirit ndaj saj. Ajo tregon se këtë bisedë e bëri edhe me Mirin dhe e siguroi që të mos bëhet xheloz si ai edhe Rezarta kunddrejt saj sepse nuk ka asnjë qëllim të tillë. Rezarta e qetëson duke i thënë se prej saj nuk ka parë asnjë shenjë xhelozie, por Enxhi e siguron se nuk hyn mes asnjë cifti. Rezarta i thotë se si ajo edhe Miri kanë miqtë e tyre brenda shtëpisë me të cilët rrinë dhe për këtë nuk kanë asnjë lloj problemi. “Xhelozoj atje ku duhet”- shprehet Rezarta duke e qetësuar se nuk e ka problem që ajo shoqërohet me Mirin. Sipas Enxhit, në shtëpi është krijuar një situatë e vështirë sepse të gjithë thuajse janë bërë cift, ndërsa të tjerët rrinë të vecuar. Ajo shprehet se mendoi që të paktën të rrinë të gjithë bashkë, por vuri re se disa u ndjenë xhelozë nga qëndrimi me njeri-tjetrin. Rezarta i përsërit sërish mendimin e saj dhe të dyja vazjat ndahen të kënaqura nga kjo bisedë.Miri i afrohet Rezit dhe i jep mbështetjen e tij në rast se asaj dikush i thotë ndonjë fjalë të rëndë duke i thënë se do merret ai me këdo. Rezarta ia kthen se ka për t’i thënë vec në ato momente që nuk mund t’i japë dot vetë zgjidhje problemit, ndërsa Miri shprehet se ka vënë re se disa kanë filluar t’u hedhin kunja, por nuk po dalin shumë hapur që ai të ketë mundësi të sqarohet me ta.
Veshjet e Klodit
Klodi ka nxjerrë të gjitha rrobat e tij dhe banorët e tjerë i shikojnë. Ata diskutojnë për firmat kryesore dhe veshjet që përdorin si dhe komplimentojnë Klodin për veshjet e veta. Disa nga ta i marrin dhe i provojnë, ndërsa Bledi që ndodhet shtrirë në krevat, kujton se ai po ua fal ato banorëve të tjerë dhe ndaj i kërkon dhe ai dicka. Jetmiri e sqaron se ata thjesht po i marrin një xhiro dhe do ia kthejnë sërish. Klodi vesh një këmishë. Bledi e pëlqen dhe kërkon ta provojë atë. Klodi ia jep dhe e ndihmon atë që ta veshë. Ai i lidh edhe një shall dhe Olta e pëlqen shumë këtë gjë. Klodi i jep Bledit edhe një xhaketë dhe një rrip, veshje këto të cilat do i veshë vetë, ndërsa në kokë i vë një kapele. Olta shprehet se sa herë do dojë të blejë veshje, do marrë Klodin me vete. Bledi i heq veshjet e ia kthen Klodit i cili i vesh. Olta e komplimenton atë për mënyrën se si është veshur dhe për guston që ka. Ata diskutojnë për stilin e veshjeve, ndërsa Eduardi mendon se ky stil nuk kuptohet shumë në Shqipëri. Bledi shprehet se po i pëlqen kjo mënyrë veshjeje, ndërsa Edi shpreh dëshirën që t’i provojë edhe ai ato dhe Klodi ia plotëson këtë dëshirë. Edhe Olta fillon të rregullojë rrobat e saja.Në dhomën e ndenjjes, Seldi dhe Valoni lujanë me top e padashje ngacmojnë disa nga zbukurimet të cilat bëjnë zhurmë. Seldi e ngacmon sërish dhe Bertina që ndodhet në kolltuk e shtrirë me Erionin, i flet që të mos i prishin dhe se s’duhet të sillet si fëmijë. Seldi ia kthen se edhe nëse e dënojnë si përshembull ta largojnë nga shtëpia, do ta mbajë vetë përgjegjësinë. Ai i thotë Bertinës se s’duhet t’i bëjë moral dhe shprehet se në shtëpi, për cdo gjë ka filluar të bëhet moral. Seldi shprehet se nuk kanë ardhur për të dëgjuar moral nga të tjerët dhe i thotë gjithashtu se asaj nuk i takon t’i flasë. Bertina, për të mos e cuar më tej bisedën e për mos ta kthyer në debat, i kërkon të falur.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |