Hapen portat e Fierzës,rritet sipërfaqja nën ujë

Hapen portat e Fierzës,rritet sipërfaqja nën ujë

Harta e përmbytjeve,është zgjeruar sot në veri të vendit, duke përfshirë të gjithë komunat e zonës së Nënshkodrës si dhe disa prej lagjeve periferike të qytetit. Gjatë paradites së sotme, ujrat e lumit Drin kanë dalë edhe në rrugën kombëtare që lidh qytetin e Shkodrës me Tiranën. Me mbështetjen e forcave dhe mjeteve të ushtrise, në zonat me të rrezikuara, ka nisur tashmë evakuimi i banorëve dhe bagëtive. Ndërkohë, më shumë se 250 forca të ushtrisë kanë arritur në zonën e përmbytjes, duke u ardhur në ndihmë banorëve.

Po sot mbasdite KESH njoftoi hapjen edhe të portës së shkarkimit të Fierzës,pasi niveli i liqenit është rritur shumë këto 24 orët e fundit


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek