PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme zhvillimet e fundit në Kuvendin shqiptar, ku 64 deputetët socialistë kanë qenë të pranishëm në seancën e djeshme plenare, duke dalë sërish. Në vijim të kësaj, ato paraqesin edhe deklaratat e kreut të LMN-së Ben Blushi, sipas të cilit kauza socialiste dështoi, por edhe projektligjet e paraqitura në Kuvend nga PS për hetimin e zgjedhjeve. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i përmbytjeve, duke ngritur alarmin për shtrirjen e hartës së tyre, si edhe ndërprerjet e energjisë të realizuara nga OSSH për institucione që kanë detyrime, madje edhe heqjen e dritave në tunelin e Kalimashit.

 
E përditshmja “Shekulli”
 ka si argument kryesor të ditës “Ruçi: Oferta për zgjidhjen e krizës”, i cili paraqet deklaratat e bëra dje në seancë plenare nga përfaqësuesi socialist Gramoz Ruçi për projektet e opozitës mbi zgjidhjen e krizës në vend.

“PS dorëzon dy projektligje për hetimin e zgjedhjeve, dokumenti i plotë” është artikulli tjetër në rubrikën e politikës, i cili citon projektet e dorëzuara dje nga deputetët socialistë në seancë plenare.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Gjeneral Veli Llakaj: Prapaskenat e bandës së Xhevdet Mustafës”.

Ndërsa çështja e arsimit mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Matura 2010, ja datat e provimeve”.

 
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Lista zyrtare/ Emrat e 811 legalizimeve”, i cili paraqet listimet e reja të publikuara nga ALUIZNI për legalizime në zonën e Kavajës dhe të Tiranës.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së thyerjes së bojkotit të socialistëve është edhe ai me titullin “PS merr mandatet dhe bojkoton Kuvendin, Ruçi: Kthehemi nëse qeveria hap kutitë”. 

Ndërkaq, lidhur me çështjen e përmbytjeve në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull “Rriten shkarkimet, në Shkodër dyfishohet harta e përmbytjeve”. 

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Dëshmia për bandën e Aldo Bares: Pashë kokën e Tur Dajës në qese”.

 
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Berisha: Jam kavalier, Ruçi: Të ka ngordhur kali”, i cili paraqet replikat e bëra dje në seancë plenare mes përfaqësuesit socialist dhe kryeministrit Berisha, pas futjes së deputetëve të PS në Kuvend.

“Avioni spiun/ Amerikanët: E kapët në 1957, i mbetet relike Shqipërisë” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet deklaratës së bërë nga ambasadori Uithers në Gjirokastër.

Ndërkaq, paraqitet me artikull të veçantë çështja e ndërprerjeve të energjisë me titullin “OSSH/ I hiqet drita Tunelit të Kalimashit, nuk paguhet energjia”.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Aleatët nuk donin Shqipëri të pavarur pas luftës”.

 
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita fiton rrogat e deputetëve dhe shmang fraksionizmin e saj”, i cili flet për zhvillimet e fundit në Kuvendin shqiptar, ku 64 deputetët socialistë kanë qenë të pranishëm në seancën e djeshme plenare, duke dalë sërish.

“Kryeministri Berisha: Problemi juaj mbetet gjykata, kam patur kalë dhe mbetem kavalier” është një artikull tjetër, i cili flet për replikat e bëra dje në seancë plenare.

Ndërsa çështja e përmbytjeve mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Rikthehet kënetëzimi, përmbytjet rrezikojnë gjysmën e Shqipërisë”. 

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Rriten tarifat për shërbimet në gjykata”.

 
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Blushi: Edi Rama e përdori bojkotin për të nënshtruar PS”, i cili trajton argumentin sesi kreu i Lëvizjes për Mendim Ndryshe në selinë rozë, në emisionin “Opinion” ka paraqitur vlerësimet e tij për futjen e PS në Kuvend.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së shëndetit është edhe ai me titullin “ISSH: Alarmi, obesiteti në Shqipëri ka prekur 1 në 5 fëmijë”. 

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Sigurimet shoqërore, edhe në spitalet private”.

Por kjo e përditshme trajton ndër të tjera edhe çështjen e Aldo Bares me titullin “Procesi Aldo Bare/ Dëshmia. Vëllanë ma vranë për 500 mijë euro”.

 
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Kriza e kutive në Kuvend, PS sërish bojkot derisa të hapen”, i cili paraqet situatën e krijuar dje në Kuvend pas thyerjes së bojkotit parlamentar nga 64 deputetët socialistë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Udhëzimi, përcaktohen datat e provimeve për maturantët”. 

Dhe si në të përditshmet e tjera, edhe këtu gjejmë të pasqyruar çështjen e përmbytjeve me titullin “Hapen portat e Fierzës, mbi 5000 hektarë tokë nën ujë”.


NOA
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek