Plani i Enxhit dhe Mirit, progres
Miri me Enxhin vazhdojnë me planin e tyre. Ai i thotë asaj se me aq sa ka vënë re, duket sikur Domenika e ka lënë Seldin të lirë pikërisht që ai t’i afrohet asaj. Enxhi shprehet se deri tani ka arritur këto rezultate: Seldi që po përpiqet t’i afrohet, Domenika qesh e flet me të, Bledi nuk flet, Olta e shikon me kunjë, Ada e shikon shtrembër dhe Klodi që sikur është larguar. “Të gjithë më shohin si delja e zezë”- thotë ajo dhe shprehet se do i mendojë më mirë gjërat. Enxhi e pyet nëse ai ia tregoi planin e tyre Rezit dhe ai pohon duke thënë se ajo i tha se do që të sqarohet njëherë me Adën pastaj....enxhi e pyet nëse po pret përgjigje nga Rezi dhe ai i thotë se nuk do që ta bëjë të lëndohet. “A e do?”- e pyet ajo, por ai thotë se nuk është dashuri por pëlqim dhe se nuk dëshiron të sillet keq me të. “Unë lojën dua ta bëj me ty”- thotë ajo dhe i kërkon mirit që këtë gjë ta sqarojë mirë me Rezin. Miri shprehet se e ka sqaruar me Rezin dhe i ka thënë se këtu janë edhe për të bërë lojë, ndërsa Enxhi shton se lidhjen mund ta tregojnë jashtë sepse këtu është loja parësorë. “Mos u bëj si Seldi me Domin”- shprehet ajo. Për Oltën dhe adën, të cilat janë lidhur shumë me njera-tjetrën, Enxhi shprehet se Olta ka për t’u zhgënjyer nga ajo sepse Ada është më e zgjuar se ajo dhe do veprojë më me kujdes në cdo situatë në krahasim me Oltën.
Rezarta dyshuese tek Jetmiri
Duke u përkëdhelur e puthur me njeri-tjetrin, Miri dhe Rezi bisedojnë edhe për banorët e tjerë, kryesisht për vajzat. Rezi i tregon Mirit se nuk ka më atë raport që ka patur me Adën që pas lidhjes së saj me Mirin dhe se kjo gjë po e shqetëson. Ajo nuk e kupton këtë largim, por Miri e qetëson dhe i thotë sqë secili bën zgjedhjet e veta. Ajo e pyet edhe për raportin që ka tani Miri me Oltën dhe ai i tregon se Olta është shprehur se e pëlqen dhe se ndërmjet tyre nuk ka patur asgjë më shumë. “Ajo donte që unë t’i laja këmbët e ta ushqeja, përfundoi duke më bërë ajo masazh për një javë”- shprehet ai dhe thotë se përvec lojës dhe ironisë, me Oltën s’ka provuar asgjë tjetër. Ata shohin edhe Domenikën dhe Rezi shprehet se atë nuk ekupton fare, ndërsa Miri mendon se ajo është dinake në lojën e saj. të dy banorët flasin dhe për lojën që do bëjnë me të tjerët. Rezarta shkon bashkohet me Adën dhe Oltën. Rezarta duket shumë e tensionuar dhe vajzat e pyesin se cfarë ka dhe i kërkojnë që të flasë me to se ndoshta e ndihmojnë. Ajo heziton të flasë dhe thotë se nuk po e kupton mirë situatën e ndaj e ka të vështirë. Ajo flet për lidhjen me Mirin dhe shprehet se nëse do ishte në të tjera rrethan, do kishte hequr dorë prej tij, por këtu nuk ka se si t’i vërtetojë disa gjërat pasi ai i thotë të tjera gjëra nga sa sheh ajo. Ada e këshillon që t’i japë drejtim tani që është ende në kohë sepse më vonë ka për të mbetur edhe më keq nga sa është. Ajo mendon se këto zgjedhje i takojnë asaj dhe e vendos ajo se kur duhet marrë një vendim, por Olta mendon se tani është ende herët sepse ajo duhet të qartësohet njëherë me veten. Tek vajzat afrohet edhe Graciela, por ato e mbyllin bisedën. Graciela u thotë se është e dyta herë që vjen dhe ato nuk e fusin në bisedë, por Ada ia kthen se nuk u takon atyre të flasin, por asaj që po e bën bisedën, Rezit. Vajzat vazhdojnë të heshtin dhe Graciela ikën e mërzitur. Ato i rikthehen bisedës dhe Ada e pyet se cfarë ka vënë re që është mërzitur. Rezi i përgjigjet se Miri tjetër thotë e tjetër bën e nga kjo, ajo nuk po qartëson dot asgjë. Ada e pyet se cfarë konkluzioni po nxjerr nga kjo gjë që tha dhe i thotë se vec po përpiqet që ajo të mos bjerë viktimë, pasi ajo i ka kaluar më parë këto gjëra. “Nuk do vonojë shumë dhe ke për ta kuptuar”- thotë Olta e cila ende mendon për t’ia përplasur Mirit në sy të gjitha. Si ajo, edhe Ada mendojnë që këtë gjë ta bëjë kur të jenë edhe banorët e tjerë. Rezarta habitet se cfarë do të thotë Olta me këtë shprehje, por Ada i thotë se pasojat do të jenë pozitive për të në përfundim të kësaj
Thashetheme për lidhjen Miri-Rezi
Ada dhe Olta shohin banorët e tjerë dhe japin komente dhe opinione për ta. Ada shprehet se Hakiun nuk e kupton fare, ndonjëherë i duket normale sjellja e tij në këtë mënyrë e ndonjëherë jo, por shton se më parë nuk e ka njohur dhe flet vec për këto ditë që ka qënë bashkë me të në shtëpi. Olta mendon se ai, këtë mënyrë sjelljeje, e ka nga nominimi dhe shprehet se Kika është kontraktuar. Duke vazhduar bisedën për banorët në përgjithësi, vajzat ankohen se nuk kanë besim tek asnjë prejt yre, qoftë edhe për t’i rrëfyer dicka. Ato thonë se njerëzit në këtë shtëpi, nuk u ngjasojnë fare atyre që ato shoqërohen jashtë. olta shprehet se është hipokrizi kur ata zihen me njeri-tjetrin e pas disa minutash e quajnë prapë njeri-tjetrin shokë e sipas saj, në jetën reale këtë gjë nuk e bën dot. Ada mendon se kjo mund të vijë edhe si pasojë e lojës që bëjnë të gjithë, për të bërë shoë, por Olta e kundërshton duke marrë si shembull futjen në tualet të Jetmirit me Enxhin dhe shprehet se ajo nuk mund të jetë shoë. Sipas saj, kjo sjellje vec i ul pikë atyre, ndërsa Ada mendon se dhe sjellja e vajzave nuk është shumë korrekte. Duke folur për lidhjen e Mirit me Rezartën, Ada shprehet se i vjen keq për Rezin sepse ra direkt brenda. Ato komentojnë mbi mënyrën se si u lidhën. “Aman shikimet e këtyre!”- shprehet Olta e cila mendon se Miri është lidhur nga zori me të dhe kjo gjë vihet re tek ai. Të dyja thonë se Enxhi po e shpreh shumë hapur se e pëlqen Mirin, ndërsa Olta shton se Miri dhe Enxhi duan që ta bëjnë Rezin për budallaqe. Ajo thotë se do ia përplasë të gjitha në sy Mirit, përpara të gjithëve. Duke folur për Mirin, ajo shprehet për të se është mashtrues dhe tregon se kur Miri ka dalë nga tualeti me Enxhin, ka fshirë buzët, sikur ta kishte puthur atë. “Kjo është tradhëti”- thotë Olta dhe shprehet se ai më shumë rri me Enxhin se sa me të dashurën. Ada e justifikon Rezin se i janë errur sytë nga dashuria, kur Olta shprehet se fajin më të shumtë e ka ajo. Ajo insiston në idenë e saj se do ia thotë Mirit në sy mendimin e saj dhe atë që pa, përpara të gjithëve dhe shton se ai Rezin e mashtron sa herë të dojë, pikërisht se ajo u lidh me të shumë shpejt.
Enxhi dhe Miri bëjnë pakt
Olta është shprehur me Bledin për Bertinën dhe ajo i ka thënë që nuk e duron dot fare. Olta i thotë që nuk e merr mundimin as t’i flasë pasi i duket e trashë por nuk e duron dot servilzmin dhe kur i bën si interesante. Ajo tregon për takimin e parë me Bertinën dhe thotë që nuk i ka pëlqyer që aty pasi dhe kur i bëje një pyeje donte shumë kohë që t’i kthente përgjigje. Ai thotë dhe për Enxhin që do të jetë prezente në çdo situatë. Bledi i thotë që kur krijon një mendin e ka të bështirë ta ndydhojë dhe për Enxhin thotë që njëherë iu afrua aatij e më pas Klodit dhe këtë do të bëjë me të gjthë.Ndërkohë Enxhi ka marrë Jetmirin jashtë për të folur dhe ajo i thotë që banorët po i hedhin fjalë për të dhe Mirin. Ajo i thotë që e kanë këshilluar të mos bëhet “e dyte” për të. Ajo çuditet dhe kërkon të dijë se kush i thotë këto gjëra. Ajo i ka thënë që Domi, Bledi dhe Olta ie kanë ngacmuar që asaj po i shkëlqejnë sytë, por ajo i është përgjigjur që atë nuk po e afron asnjë. Ai i thotë që banorët janë të ligë pasi nuk e kuptojnë që dy njerëz mund të kenë dhe shoqëri.Biseda e tyre ndërpritet pasi aty vjen Kika dhe BertinaAta të dy janë bashkuar përsëri dhe kanë vazhduar e lënë përgjysëm pak më parë. Ajo i ka thënë që ata i kanë thënë që ajo ka ardhur me vonesë dhe mos të presë që ai të lidhet me të pas Rezit. Ajo vazhdon duke i thënë që frika e banorëve është që ata do të dalin jashtë loje duke qënë se ata të dy po rrinë më shumë bashkë. Jetmiri i ka treguar që dhe Rezit i kanë thënë që është nxituar dhe i kanë bërë moral, a thua se ata janë të përkryer. Enxhi i ka treguar që ata e kanë kërcënuar në njëfarë mënyre duke i thënë që do ta nominojnë dhe luftën e ka të humbur. Ajo i është përgjigjur kësaj të fundit që ata nuk janë në luftë por të gjithë në paqe. Më pas ajo i tregon që dhe Olta i ka thënë që nuk ka shanse të lidhet me Jetmirin dhe ai i ka thënë që ajo duhet ta kishte pyetur mos i kishte ngelur peng asaj. Ajo i ka thënë që Olta është shumë xheloze dhe kapet me faktin që ata të dy janë të dobët dhe nuk mund të lidhen. Jetmiri puth Enxhin në qafë që të bëjë banorët e tjerë të shikojnë. Enxhi i thotë që nuk kanë për t’i thënë Rezit pasi duan ta lënë në fshehtësi. Por Rezi ka ardhur pas pak dhe Jetmiri i ka thënë që nuk ka problem.Ata mendojnë të bëjne diçka për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe futur në tualet të dy bashkë. Ada, Olta dhe Bledi ui kanë parë dhe kanë komentuar pët këtë gjë. Bledi thotë që mirë t’i bëhet Rezit pasi e morri me shumë vrull ketë gjë
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |