Edhe pse reshjet e shiut duke filluar nga dita e djeshme kanë pushuar, Forcat e Armatosura vazhdojnë me përgjegjësi të lartë detyrat e ngarkuara për stabilizimin e situatës së krijuar.
Aktualisht gjendja në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë kritike.
Gjithsej llogariten 6500 ha tokë e përmbytur, 108 shtëpi nën ujë dhe 723 shtëpi të rrethuara dhe kërcënuara nga uji kryesisht në komunat Ana Mali, Berdic, Bushat e Dajç.
Në afërsi të Urës së Gjo Lulit dhe tek kthesa e Dajçit uji ka arritur 40 cm lartësi në një segment rruge prej 200 m.
Në fshatin Dragjat ka përmbytje si rezultat i çarjes së argjinaturës në një segment prej 4 m.
Gjatë ditës së sotme shkarkimet HC Vau-Dejës kanë qenë 1860 m3/s.
Në realizimin e operacionit ditën e sotme numërohen gjithsej: 213 forca, 46 mjete, nga të cilat 28 mjete transporti, 15 mjete të renda (10 astra, 3 fadroma, 2 ekskavator, 1 vinç, 2 ambulanca, 1 qendër mobile, 13 motobarka dhe 4 varka.
Aktualisht në komunën e Dajçit janë evakuuar 15 persona si dhe janë vendosur 30 thasë me rërë për përmirësim argjinature.
Në komunën e Bërdicës është ngritur një kamp me 17 çadra 10 vendshe.
Në komunën Ana e Malit është bërë evakuimi i 150 personave, vetëm me varka nga fshati Obot dhe Dajç, deri tek ura e Sadicit, Muriqan.
Gjithashtu janë transportuar 100 thasë inerte për përmirësim argjinature.
Në komunën e Bushatit është punuar për çmontimin e qendrave të zjarrit.
Ndërkohë janë transportuar atje 240 ton elemente betoni për forcimin e argjinaturës së shtratit të lumit Drin, në fshatin e Ashtës. Po kështu janë transportuar 128 m2 inerte nga Beltoja për në Ashtë.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Maksim Malaj, vazhdojnë të ndjekin nga afër çdo rezultat të punës së bërë, me qëllim përballimin e situatës me sa më shumë efikasitet.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -4 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -4 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |