PS,Rama:Nuk jemi tė interesuar pėr Komisionin e Venecias

PS,Rama:Nuk jemi tė interesuar pėr  Komisionin e Venecias

Një ditë pasi grupi parlamentar socialist u fut në Parlament për të bërë të vlefshëm mandatet e fituara në 28 shkurt dhe më pas u largua për të vijuar me bojkotin e nisur 6 muaj më parë, Edi Rama i bën apel ndërkombëtarëve të mos lejojnë, sipas tij rendimin e krizës politike. Në takimin e përjavshëm me mediat kryesocialisti ka deklaruar se është në pritje të një përgjigje nga maxhoranca, e cila ka në dorë sipas tij, kthimin e opozitës në sallën e Parlamentit ose vijimin e protestave popullore.
Mysafiri austriak i Ramës, Nënkryetari i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda gjatë një prononcimi të përbashkët me Ramën në selinë rozë, propozoi vetëm 3 ditë më parë, që Këshilli i Europës t'i kërkojë Komisionit të Venecias, të interpretonte kërkesën e PS për hapjen e kutive. Pavarësisht kësaj, Rama është shprehur indiferent ndaj këtij propozimi.
Zgjidhjen e ngërçit politik, zoti Rama e sheh ashtu si kryetari i Asamblesë Kombëtare të Socialistëve tek kutia e Ruzhdies, hapja e së cilës ka përsëritur Rama, mund të faktojë se socialistët kanë të drejtë që këmbëngulin për maskaradën elektorale të 28 qershorit.


tv klan
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek