Thashethemet, biseda e të gjithëve
Erioni, Miri dhe Enxhi diskutojnë për banorët e
tjerë. Të dy djemtë tregojnë për raportin e Oltës me Domenikën të cilat
edhe pse u konfrontuan për fjalët që Domi i tha gjatë spektaklit të
kaluar. Sipas tyre, Olta duhet të kishte mbajtur qëndrim gjatë gjithë
kohës e jo ta bënte shoqe tani. Miri shprehet se pasi u zu me Oltën,
nuk i foli për një muaj. Ata tregojnë se banorët merren me shumë
thashetheme, sidomos Olta. Miri dhe erioni tregojnë se ajo bashkë me
Domin e mbajnë Edin afër, e nga ana tjetër flasin keq për të apo bëjnë
thashetheme. Enxhi shprehet se dhe Edi nuk i pëlqen shumë pasi i duket
disi i shtirur.
Banorët e nominuar përfundojnë së rregulluari valixhet dhe fillojnë të
bëhen gati. Edhe baBledi ndihmon Bertinën që të rregullojë flokët.
Ndërsa bisedojnë në përgjithësi, mes tyre hapet sërish tema për lidhjen
e saj me Erioni dhe Bledi vazhdon t’i japë këshilla. Gjatë bisedës,
bertina shprehet se e vlerëson Erioni dhe i tregon disa raste kur ai i
ka qëndruar shumë pranë, pa ia kërkuar ajo. Sipas saj, në këto raste
duket njeriu. Edhe Bledi mendon se Erioni është djalë i mirë, por
Bertina mendon se ai me erionin kanë disa keqkuptime. Edhe për raportin
e saj me Bledin ajo mendon se janë disa gjëra që nuk janë sqaruar. Ajo
i merr një shembull dhe shprehet se të paktën kështu i duket, sikur ai
ia merr për ters disa gjëra. Bledi shprehet se i pëlqen të sqarohet me
njerëzit dhe kur shkon të bisedojë me ta, tregon se ata njerëz i
interesojnë. Nëse nuk i intereson ndonjë, nuk shkon t’i flasë. Bertina
i thotë se i pëlqejnë njerëzit e drejtpërdrejtë. Mes dy banorëve fillon
biseda për raportet që krijohen me të tjerët dhe mënyrën se si
komunikojnë. Të dy mendojnë se të folurit pas krahëve nuk është gjë e
mirënorët e tjerë përgatiten për spektaklin. Ata
ndihmojnë njeri-tjetrin në përzgjedhjen e veshjeve dhe pasi përfundojnë
gjithcka, vendosen në dhomën e ndenjjes për të pritur fillimin e
spektaklit.
Bledi dhe Bertina për keqkuptimet
Bledi ndihmon Bertinën që të rregullojë flokët. Ndërsa bisedojnë në përgjithësi, mes tyre hapet sërish tema për lidhjen e saj me Erioni dhe Bledi vazhdon t’i japë këshilla. Gjatë bisedës, bertina shprehet se e vlerëson Erioni dhe i tregon disa raste kur ai i ka qëndruar shumë pranë, pa ia kërkuar ajo. Sipas saj, në këto raste duket njeriu. Edhe Bledi mendon se Erioni është djalë i mirë, por Bertina mendon se ai me erionin kanë disa keqkuptime. Edhe për raportin e saj me Bledin ajo mendon se janë disa gjëra që nuk janë sqaruar. Ajo i merr një shembull dhe shprehet se të paktën kështu i duket, sikur ai ia merr për ters disa gjëra. Bledi shprehet se i pëlqen të sqarohet me njerëzit dhe kur shkon të bisedojë me ta, tregon se ata njerëz i interesojnë. Nëse nuk i intereson ndonjë, nuk shkon t’i flasë. Bertina i thotë se i pëlqejnë njerëzit e drejtpërdrejtë. Mes dy banorëve fillon biseda për raportet që krijohen me të tjerët dhe mënyrën se si komunikojnë. Të dy mendojnë se të folurit pas krahëve nuk është gjë e mirë
Ethet e eliminimit
Banorët që janë të nominuar, fillojnë të
përgatisin valixhet e tyre. Ata merren me sistemimin e veshjeve deh të
sendeve të tyre personale. Erioni nuk mund t;i bëjë i vetëm, ndaj Ada e
ndihmon. Graciela duket e heshtur dhe shpesh qëndron afër me banorët.
Në një moment, ajo ka e përqafon Enxhin duke thënë se mund të jetë dita
e fundit për atë në këtë shtëpi. “Është nominimi i tretë ky dhe ia kam
frikën”- shprehet ajo, ndërsa Enxhi e kurajon që të mos e marrë me
frikë sepse nuk është e thënë se nga fakti që ka dalë tre herë në
nominim, do dalë. Ato qëndrojnë për një kohë të përqafuara. Edhe Hakiu
duket në tension për momentin e eleminimit të njërit prej të
nominuarve. Ai thotë se për momentin nuk ka shumë emocione, por
adrenalina do vijë duke u rritur më vonë. Seldi shprehet se nga
eksperienca e vetë, deri kur shkojnë tek dhoma e rrezikut gjithcka
është në rregull, por atje, fillon të ndryshojë gjithcka dhe të kapin
emocione të forta. Kika, për t’i dhënë zemër vetes, shprehet se edhe
jashtë i presin gjëra të bukura. Ata diskutojnë për ditët e qëndrimit
në shtëpi dhe llogarisin se sa ditë u kanë mbetur deri në fund të
edicionit. Me ta bashkohet edhe Domenika e ndërmjet banorëve fillon
diskutimi për futjen e banorëve të rinj gjatë kohës si dhe për
kohëzgjatjen e këtij edicioni të Big Brother e shikueshmërinë e lartë.
Bisedën për emocionet e kësaj dite, Graciela e zhvillon edhe me
Jetmirin dhe shprehet se kur është në nominim, emocionet nuk mungojnë
cdo ditë. Ata diskutojnë edhe për banorët e tjerë deh Graciela thotë se
disa banorë nuk mund të debatojnë me të tjerët nga frika se dalin në
nominim, ndërsa Miri mendon se miq e shokë nuk mund t’i ketë e nuk mund
të jenë të gjithë e kështu tregohet falsiteti i të tjerëve. sipas të dy
banorëve, mendimet duhen shfaqur hapur. Enxhi futet në bisedën e dy të
rinjve kur flasin për nominimet dhe mendon se ajo, Miri dhe Klodi do
jenë sërish në nominim këtë javë. Edhe Erioni duket i emocionur për
nominimin dhe se si do shkojë kjo mbrëmje.
Graciela, shkaku i debatit Enxhi- Erion
Teksa të dy dalin në kopsht për të pirë cigare e
për t’u bashkuar me të tjerët, Enxhi gjen rastin për t’i folur Mirit
për paktin dhe lojën që bënë. Ajo e kritikon atë sepse ai u tregua deri
diku i sinqertë me banorët duke i thënë se ata e bënë këtë lojë për të
parë reagimet e tyre. Ajo i thotë se ai duhet të kishte dalë nga
situata dhe t’u thoshte atyre se ishte rastësi që u futën të dy në
tualet sepse donin që të bisedonin vetëm, por në cdo vend që shkonin,
të tjerët i hidhnin shikime dhe i përflisnin, ndaj tualeti ishte i
vetmi vend i izoluar. Miri shprehet se tashmë kjo gjë u bë dhe e mbyll
bisedën. Në kopsht ndodhen edhe banorë të tjerë. Ndërsa futen edhe ata
në bisedë, Enxhi bën një pyetje nëse mund të futen banorë të rinj edne
në lojë. Bledi i përgjigjet se banorët e rinj mund të futen edhe javën
e fundit se për këtë nuk ka rregulla. Ai shton se dicka mund të ndodhë
natën e sotme, gjatë spektaklit. Ata fillojnë të fantazojnë se mund të
futen shumë konkurentë të rinj, por tek shtëpia e vjetër dhe kështu
konkurenca do rritet edhe më shumë. Bledi shprehet me shaka se nëse e
nominpjnë dhe do jetë një ndër të nominuarit e javës tjetër, do
“hakmerret” ndaj banorëve dhe shton se nuk do t’u krehë më flokët si
shenjë hakmarrjeje. Të tjerët pinë kafe dhe shohin filxhan duke
shkaktuar shumë të qeshura dhe shumë batuta mes tyre.
Klodi i cili ka përgatitur drekën, i thërret banorëve se ajo është bërë
gati dhe të gjithë ulen në tavolinën e ngrënies. Ata e komplimentojnë
atë për gatimin e shijshëm. Por, dreka nuk kalon pa një debat.
Gracielës i ka mbetur hatri sepse i ofroi Bertinës pak nga pjata e saj,
mishin sepse nuk e hante, ndërsa ajo preferoi të merrte pak nga pjata e
Rezartës. Graciela ndjehet e ofenduar dhe këtë gjë ia tregon Erionit
dhe Mirit, kur ndodhen vec në dhomën e gjumit. Enxhi, që hyn në ato
momente, do që të futet në bisedë e të kuptojë se cfarë ka ndodhur
sepse shikon Gracielën e mërzitur. Miri nga ana e tij e këshillon
Gracielën që të mos merret me biseda fëmijësh e t’i ngelë qejfi për
këto vogëlsira, ndërsa Erioni i thotë se duhet të merret me Bertinën e
jo me të. Enxhit nuk i kthehet asnjë përgjigje dhe ajo insiston të
dijë. Askush nuk i tregonasgjë deh ajo pyet Jetmirin, por Erioni
ndërhyn duke i thënë se Jetmiri nuk di asgjë dhe ky është problemi i
tij, ndaj ajo s’duhet ta dijë. Enxhi nxehet nga përgjigjja dhe toni i
Erionit dhe fillon të flasë me zë të lartë. Ajo i thotë se pyet Mirin e
ai nuk duhej të përgjigjej në vend të tij. Erioni vazhdopn t’i thojë se
nuk duhet ta marri vesh e ndaj duhet ta mbyllë bisedën, por ajo ia
kthen se flet cfarë të dojë e sa të dojë. “Sa më shumë t’iu respektosh,
aq më shumë ju jepni urdhëra”- shprehet ajo. “Ule zërin, kaq po të
them!”- i thotë ai dhe situata duket e tensionuar, por banorët e tjerë
ndërhyjnë dhe cdo gjë merr fund. Klodi vjen të qetësojë Enxhin e cila i
thotë se për këtë punë ka ardhur (që të debatojë), por ai i thotë se
ajo nuk kuptohet pasi njëherë thotë se ka ardhur për të, njëherë për
Seldin, për Valonin e të gjithë me radhë. Enxhi qesh dhe thotë se po
përpiqet t’i njohë të gjithë nga pak.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |