PS:Berisha ka shansin tė zgjidh krizėn

PS:Berisha ka shansin tė zgjidh krizėn

Partia Socialiste i ka bërë edhe njëherë thirrje maxhorancës për ti dhënë zgjidhje krizës politike. Sipas deputetit Blendi Klosi, PS është e vendosur ti shkojë deri në fund kauzës së saj për hapjen e kutive, ndërsa theksoi se nëse nuk jepet një zgjidhje populli opozitar do ti drejtohet rrugës së protestave. Klosi deklaroi gjithashtu se tashmë PS e ka dërguar zgjidhjen në zyrën e Berishës, dhe i mbetet këtij të fundit të vendosë çfarë rruge do të ndjekë.
"Vetëm dy ditë më parë, me vullnetin e mirë për të kontribuar ndaj zgjidhjes së krizës politike Partia Socialiste hodhi një hap të rëndësishëm duke u futur në Kuvend. Ishte ky një vendim i mirëmenduar i Partisë Socialiste për të hedhur këtë hap të parë, duke i dhënë kësisoj një shans mazhorancës për të filluar një orë e më parë së bashku një përpjekje serioze, për t’i dhënë fund krizës politike, institucionale e të demokracisë që është ulur këmbëkryq në Shqipëri.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek