Termeti sheshoi ndërtesat, përmbysi makinat dhe rrëzoi shtyllat e tensionit dhe telefonave. Urat u rrëzuan dhe shumë rrugë janë rrënuar. Ka njoftime për zjarre dhe disa spitale janë rrëzuar. Zyrtarët thanë se më shumë se 200 të burgosur janë arratisur nga një burg i dëmtuar në qytetin Chillian.
Dallgë gjigande u përplasën në ishujt Juan Fernandes aty pranë, duke vrarë së paku tre njerëz në ishullin Robinson Crusoe. Nderkohë autoritetet kanë mbyllur aeroportin nderkombëtar në kryeqytetin Santiago si rezultat i dëmve. Pasgoditje të fuqishme u ndjenë pas termentit, përfshi një lekundje prej 6.9 ballësh.
Komuniteti ndërkombëtar po ofron mbështetje për Kilin pas termetit shkatërrues të së shtunës. Presidenti amerikan Barak Obama tha se i ka ofruar ndihmë presidentes kiliane Mishelle Baçelet me grupe kërkim shpëtimi.Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë burime të pozicionura për tu dislokuar në Kili nëse kërkohet një gjë e tillë nga qeveria.
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se Uashingtoni po koordinon nga afër me zyrtarët kilian. Zonja Klinton tha se do të zhvillojë turneun e saj siç ishte parashikuar në Amerikën Jugore, përfshi një ndalesë në Kili.
Bashkimi Evropian ka premtuar 4 milion dollarë në ndihma imediate për Kilin. Presidenti i bllokut Jose Manuel Barroso tha se ky është hapi i parë për të zbutur vuajtjet dhe plotësuar nevojat imediate.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara shprehu ngushëllimet e tij për jetët e humbura nga termeti. Ai tha se po pret një vlerësim të situatës nga komisioni ekonomik i OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet me qendër në kryeqytetin kilian, Santiago.
Organizata e Shteteve Amerikane po ashtu shprehu solidaritet me popullin kilian. Sekretari i Përgjithshëm i organizatës i cili është nga Kili tha se vendi mund të mbështetet në bashkëpunimin që Organizata e Shteteve Amerikane do të ofrojë.
Cunami i shkaktuar nga termeti që goditit Kilin ka përshkuar mijëra kilomentra përgjatë Oqeanit Paqësor, duke dërguar dallgë të mëdha në brigjet e Havait, Zelandës së Re dhe ishujve në jug të Paqësorit.
Nuk ka patur njoftime për dëmtime të mëdha në ndonjë vend apo territor të Paqësorit, megjithatë cunami la 5 të vrarë në një ishull pranë brigjeve të Kilit. Njoftohet edhe për 11 të zhdukur në ishullin kilian Robinson Crusoe.
15 orë pas termetit të shtunës që goditit Kilin, cunami arriti në ishujt amerikan të Havait, ku banorët u evakuuan nga zonat e ulëta. Zyrtarët thanë se dallgët atje ishin rreth dy metra të larta por nuk shkaktuan dëme të mëdha. Valë rreth dy metra kanë goditur po ashtu ishujt francezë të Polinezisë dhe Zelandën e Re.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |