Jetmiri, duket disi i
tensionur pas përballjeve që pati gjatë spektaklit. Në po të njëjtën kohë, atij
i duket e pabesueshme që një pjesë e banorëve janë shprehur se e dinin të
fhehtën e Klodit, edhe pse ai nuk ia kishte treguar askujt. “Këta hiqen sikur i
dinë të gjitha”- shprehet ai me mosbesim. Ai flet me Adën edhe për klipin që u
transmetua për të në të cilin u shfaqën momente të flirtimeve me Pamelën dhe
Oltën. Ai i thotë asaj se ja ku doli e vërteta për Oltën që thotë se nuk ka
patur asnjë bisedë të tillë mes nesh.
Klodi gatuan në kuzhinë. Pranë tij vjen Rezarta e
cila i jep një të puthur dhe i thotë se tani e do edhe më shumë se sa e ka
dashur në fillim. Klodi i thotë se tani ndjehet më i cliruar pasi gjatë gjithë
ditës ka qënë në siklet për këtë që do ndodhte. Ai tregon se ndenji një kohë të
gjatë në dhomën e rrëfimit për të shkruar këtë letër. Rezarta e kurajon dhe e
përgëzon për atë që ai bëri dhe i thotë se edhe nëse del, të mos i mbetet hic
merak për këtë që bëri. Klodi thotë se ishte në dilemë se si do ta pranonin
këtë fakt banorët ë tjerë dhe tregon se donte të ishte sa më i sinqertë me
banorët sepse nuk do donte që më pas të komentohej si fals. “Kjo është zgjedhja
ime dhe unë nuk isha i detyruar t’jua tregoja, por doja vërtetë ta bëja këtë
gjë”- thotë ai. Klodi tregon se një frikë e madhe për të ishte edhe përjetimi i
nënës së vet kur ta merrte vesh këtë të fshehtë dhe ndaj nuk ia kishte mbajtur
sekret këtë gjë
Në dhomë, Seldi i thotë Domenikës se për të
qëndruar në shtëpi sa më gjatë, më e rëndësishme është sa jep dhe cfarë jep.
Domenika shprehet se ata tashmë i kanë dhënë të gjitha, por sipas Seldit është
vetëm fillimi. Ndërsa bisedojnë, Seldi i thotë “zemër”, por ajo i kërkon që të
mos e përdori më këtë fjalë me të dhe ai i premton se do përpiqet.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |