PS:Qeveria po varfėron shqiptarėt

PS:Qeveria po varfėron shqiptarėt

Partia Socialiste ka sjellë në vëmendje të opinionit publik, gjendjen e rëndë të ekonomisë shqiptare. Deputeti socialist, Ilir Beqja, nisur edhe nga deklarata e bërë nga Banka e Shqipërisë, tha se qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, falë gënjeshtrave, po thellon krizën ekonomike në vend.

Situata ekonomike prezantohet si alarmante për shkak të thellimit të krizës. “Pozicioni jashtëm i ekonomisë shqiptare mbetet shqetësues, karakterizuar nga një nivel i lartë i deficitit të llogarisë korrente”,- tha guvernatori.
Planifikimi dhe administrimi i dobët i financave publike gjatë vitit te kaluar jo vetëm që nuk ka ndihmuar për lehtësimin e këtyre pasojave mbi ekonominë vendase, por, përsëri citoj, “duke përshpejtuar shpenzimet buxhetore me një rritje prej 8 përqind dhe ngadalësuar mbledhjen e të ardhurave fiskale”, me pak fjalë, duke mbetur pothuajse në vend numëro në terma reale krahasuar më një vit më parë, kjo qeveri gënjeshtare, e paaftë dhe pa vizion, po  varfëron edhe me tej të ardhmen ekonomike të shqiptarëve.
Jo vetëm kaq, por nëpërmjet rritjes së tepruar të borxheve, Qeveria po gllabëron edhe ato pak burime kapitali në këto kohë të vështira duke i lënë sipërmarrësve dhe familjeve shumë pak para të disponueshme për kapërcimin e këtij ngërçi.
Të gjitha këto shqetësime serioze për derexhenë ku është katandisur ekonomia, Partia Socialiste i ka ngritur prej kohësh. Jo për të sulmuar padrejtësisht qeverinë Berisha, por në një përpjekje të sinqertë për ta nxitur atë drejt pranimit të kësaj gjendjeje dhe marrjes së masave të përshtatshme për të adresuar situatën.
Fatkeqësisht të gjitha shqetësimet, kritikat dhe sugjerimet tona kanë rënë në vesh të shurdhër dhe janë hedhur poshtë me dritëshkurtësi qeveria, e cila për arsye të pastra politike e interesa të ngushta partiake, ka preferuar të bombardojë publikun me një propagandë shterpe për mrekullinë ekonomike të Shqipërisë, që si një shkëmb graniti na i rezistoka krizës, duke ua marrë në kthesë edhe Francës, Gjermanisë apo të tjera vendeve të zhvilluara.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek