Delegacioni i Asamblesė Parlamentare tė NATO-s: Vlerėsojmė reformat e qeverise shqiptare, mbėshtesim integrimin ne BE

Delegacioni i Asamblesė Parlamentare tė NATO-s: Vlerėsojmė reformat e qeverise shqiptare, mbėshtesim integrimin ne BE

Kryeministri Berisha priti sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga z. Sergio De Gregorio, President i Nënkomisionit për Marrëdhëniet Transatlantike.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i shprehu delegacionit parlamentar të NATO-s falënderimet  e tij për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar qe Asambleja Parlamentare i dha Shqipërisë për realizimin e projektit madhor kombëtar, anëtarësimit në NATO ne Samitin e Prillit 2009, ne Strasburg-Kehl.

President i Nënkomisionit për Marrëdhëniet Transatlantike në NATO, z. Sergio De Gregorio, e falënderoi Kryeministrin për pritjen e përzemërt dhe miqësore, në këtë vizitë të parë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që pas anëtarësimit të vendit në NATO.

Z. De Gregorio e uroi Kryeministrin Berisha për arritjen historike të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ai e cilësoi këtë proces si kurorëzimin e punës së jashtëzakonshme dhe i reformave të mëdha e të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare në të gjitha fushat, për realizimin e të gjitha standardeve të nevojshme në këtë drejtim.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në misionet e Aleances, si dhe në misione të tjera, në shërbim të paqes e sigurisë së vendeve, si dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë tashmë si një aleat i saj.

Duke iu referuar bojkotit të institucioneve demokratike nga ana e opozitës, anëtarët e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s  theksuan se askush në komunitetin euroatlantik nuk ka as më të voglin dyshim për legjitimitetin e këtij parlamenti dhe te qeverisë shqiptare.

Parlamentaret e vendeve te NATO-s ndanë të njëjtin mendim me Kryeministrin Berisha se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e gjyqësorit.

Gjithashtu, parlamentarët e NATO-s theksuan se debati demokratik zhvillohet në parlament dhe se bojkoti i institucioneve demokratike është një qëndrim i pakuptimtë.

Në takim,  Anetaret e Delegacionit te Asamblesë Parlamentare të NATO-s vlerësuan reformat dhe arritjet e qeverise shqiptare edhe ne kuadër te procesit të integrimit te Shqipërisë në BE. Ne veçanti, rezultatet luften kunder krimit e korrupsionit, reformat ne fushen fiskale dhe te zhvillimit ekonomik te vendit, ne sektorin e mbrojtjes etj.

Qeveria shqiptare ka arritur rezultate shumë të rëndësishme ne përmbushjen e standardeve te Bashkimit Europian– theksuan parlamentaret e vendeve te NATO-s duke i shprehur Kryeministrit Berisha edhe nje here mbështetjen e plote edhe për këtë projekt.

Takimi u mbyll me urimin e parlamentareve te vendeve te NATO-s për Kryeministrin Berisha: Ju presim se shpejti në Bashkimin Europian!”.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek