Klodi insiston për rregull në shtëpi
Klodi, Edi dhe Bledi janë të parët djem që janë
aktivë në shtëpi në këtë mëngjes. Ata janë të tre në kuzhinë dhe po
pregatisin se çfarë do të hanë për mëngjes. Bledi shpreh një preferencë
të tijën dhe Klodi i thotë që ka plot gjëra të tjera dhe pse Bledi
pikërisht do të hajë vezë. Ky reagim i Klodit ka qënë si pasojë që ai
donte të pregatiste mëngjesin për të gjithë dhe e kishte menduar se
çfarë do të bënte. Klodi i ka thënë që nuk i duket shumë normale pasi
ata vetë kanë thënë që të vendosin rregull në shtëpi. Edi është
përgjigjur që ai ka qënë i pari që e ka kërkuar këtë gjë të zbatohet
por nuk duhet marrë shabllon pasi askush nuk mund të ndalojë dikë
tjetër nga të ngrënit e asaj që do. Biseda mbyllet këtu për momentin
dhe secili vazhdon punën e tij.
Pak më vonë, pasi dhe pjesa më e madhe e banorëve janë zgjuar, biseda
për mirëmbajtjen e shtëpisë hapet dhe njëherë. Ada thotë që ata e
shpenzojnë gjithë pasditen duke bërë punë, në vënd që mund t’i bëjnë
kur zgjohen nga gjumi. Ajo ankohet gjithashtu për faktin që një pjesë e
banorëve nuk bëjnë asnjë punë. Seldi i përgjigjet që nuk ka problem
pasi për një apo dy persona, ata nuk mund të mos e pastrojnë fare
shtëpinë duke ndenjur në shpresë së tyre. Më pas Klodi i thotë që është
shumë kurioz se kush do të marrë pjesë në pastrim sot, pasi kur kanë
qënë të gjithë prezent kanë pohuar që do të bëjnë punë. Ai vazhdon të
pohojë që kush nuk është i gatshëm të japë një dorë aty, do të thotë që
nuk ka rregull as në jetën jashtë, pasi çdo ambjent funksionon me
rregulla.
Ada dhe Olta tregojnë që askush aty nuk i njeh në brendësi
Ada dhe Olta janë zgjuar dhe po pinë kafenë e
mëngjesit bashkë. Ada i tregon për natën që ka hyrë në shtëpinë e Big
Brother dhe në momentin që ishin vetëm dy metra larg, ishin banorët ata
që duhet të vendosnin për fatin e tyre. Ada i thotë që ajo jep tjetër
përshtypje kur prezantohet për herë të parë, dhe është tërësisht tjetër
person kur e njeh mirë. Olta i tregon që dhe asaj shpesh herë pa e
njohur i vënë epitetin mëndjemadhe dhe kjo ka ndodhur që në shkollë të
mesme e më pas në universitet, por ajo shton që kur e njohin po ata
persona që kanë menduar se ajo është mendjemadhe, pohojnë të kundërtën.
Ada thotë brenda këtij konteksti që ajo është munduar disa herë të
bisedojë me Jetmirin, por asnjëherë nuk ka qëlluar që të jenë vetëm apo
të çojën një bisedë deri në fund. Ada shprehet që ajo mund të bëhet
shumë mirë pjesë e shoqërisë së tij, por kjo nuk do të thotë që ajo
duhet të jetë nën drejtimin e tij. Olta është shprehur që kjo është një
ndër gjërat që nuk pëlqen tek Miri. Ada përgjigjet që ajo ia ka bërë të
qartë të gjithëve që paçka që ajo mund të këtë miqësi më të ngushtë me
dikë, kjo nuk do të thotë që ajo s’do të rrijë me të tjerët. Dy vajzat
flasin për lojën e Jetmirit dhe Enxhit dhe qëllimin e tyre për të parë
reagimin e të tjerëve. Ata mendonin që duke u futur të dy në tualet do
të zgjonin vëmendjen e të tjerëve dhe do t’i bënin që të flisnin për
to. Olta thotë që ata nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre, por kanë
menduar se ajo është bërë xheloze për lidhjen e Mirit dhe Rezit. Olta
thotë që kjo nuk është e vërtetë dhe nuk i kupton fare këto mendime.
Ada shprehet që ajo ka pritur nga Rezi që t’ia tregonte lojën meqënëse
ato i kanë disa kofidenca, ashtu siç Enxhi ia tregoi Klodit. Por Miri i
ka thënë që nuk e ka lënë ai Rezin t’i tregonte asaj. Më pas Ada
shprehet se banorët kanë krijuar një mur në marrdhënie me të dhe nuk
kanë kërkuar të dinë asgjë nga jeta e saj jashtë. Dy vajzat theksojnë
që ato kuptohen mirë bashkë pasi kanë një origjinë, ndërsa me të tjerat
e kanë më të veshtirë komunikimin.
Thashetheme për grupin tjetër
Bertina, Erioni, Jetmiri, Rezarta dhe Hakiu jnë mbledhur të gjithë bashkë në dhomën e gjumit. Ata diskutojnë për tema të ndryshme, por edhe bëjnë thashetheme për banorët e tjerë. Bertina shprehet se Klodi nuk është ai tipi i mirë që pretendon Miri, por është shumë i djallëzuar. Ajo mendon se ai luajti shumë bukur në javën kur ishte në nominim, pikërisht që të mos dilte. Bertina i kujton Mirit gjithashtu se edhe për “shoqen” që kishin diskutuar më parë, ka filluar që t’i vërtetojë të gjitha mendimet që kishte krijuar, ndërsa Miri shprehet se ende nuk i ka parë këto gjëra. “Nuk më duket akoma e rrezikshme”- shprehet ai dhe në zërin e tij vihet re një hije dyshimi, por Bertina thotë se njeriu duket nga sytë dhe e siguron Mirin se është e bindur për këtë gjë. Hakiu ndërhyn dhe i drejtohet Mirit duke i thënë se s’duhet t’i duket cudi, pasi është bërë plani që këtë javë të sulmojnë atë (Hakiun). Miri habitet fare dhe nuk e beson duke thënë se shënjestra është bërë ai e jo Kika. Hakiu nuk e vazhdon, por vec thotë se kjo gjë do duket, ndërsa Miri, duke argumentuar se është ai në qëndër të sulmit të javës, tregon se menjëherë ata sulmuan Rezartën, pikërisht për ta sulmuar atë indirekt. Edhe Erioni thotë të njëjtën gjë se po sulmojnë Bertinë në vend të tij. Miri tregon se Ada nuk i ka pëlqyer asnjëherë dhe për më tepër nuk i pëlqen që është bashkuar me Oltën. Ai thotë se ato iu kthyen kundër Rezit sapo ata u lidhën dhe pas lojës që bënë, ndërsa Rezi shton se ato u viktimizuan menjëherë pas asaj loje. Miri shprehet se e kapi menjëherë situatën dhe reagoi me Enxhin duke thënë për të se është e paparë, ndërsa Bertina thotë se Enxhi kthehet nga fryn era. “Unë nuk dua që Enxhi të rrijë me to se ndryshe ma kthyen kundër”- thotë Miri, ndërsa Rezi mendon se ajo është budallaqe dhe ia nxjerr fjalët kollaj kur e pyet. “Ajo është djalli vetë!”- thotë Miri dhe këtë e pohon edhe Erioni.
Ada e preokupuar për përshtypjet që jep
Adës i kanë mbetur në mendje fjalët që i tha Edi dhe kur gjen momentin, e bisedon këtë gjë me Bledin. Ajo i tregon se cfarë kishte diskutuar me të dhe pyet nëse vërtetë e jep këtë ide sikur vendos një barrierë. Bledi ia pohon këtë gjë dhe arsyeton se kjo vjen pak nga fizionomia e gojës, pak se nuk buzëqesh shpesh, nga serioziteti në biseda dhe e përgjithëson se i mungon karizma. Ada e pyet nëse atij i ka dhënë këtë përshtypje dhe tani që e nje si i duket. Bledi i përgjigjet se fillimisht i kishte dhënë atë përshtypje, por më pas, pasi e njohu e kuptoi vërtetë tipin e saj. ai shton se shpesh, ajo i merr gjërat shumë seriozisht, edhe gjëra të vogla. Ajo merr si shembull lojën e Rezit dhe Bledi shprehet se nuk e kuptoi se përse shkoi të qante, se fundja ai nuk e ka aq shumë shoqe, por Ada shprehet se u ndje e tradhëtuar. Bledi, duke diskutuar për mendimin që krijohet për një person duke e njohur, merr si shembull raportin e tij me Valonin dhe tregon se edhe ai e ka zhgënjyer jasht mase, madje dita ditës e shton më shumë. Ai tregon se Valoni u shpreh se jashtë nuk ai person që sillet këtu e sipas Bledit, ky mendim i është fiksuar e nuk do ndryshojë pasi pak a shumë e kuptoi natyrën e tij. “Për të dalë nga situata, ai filloi ta zbukuronte”- shprehet Bledi për Valonin. Ai thotë se këtë radhë Valoni shpëtoi nga nominimi, por nëse do jetë edhe javës tjetër, ka ndërmend që ta nominojë sërish. Edhe Ada shprehet se donte ta nominonte që këtë javë, por në fund vendosi që ta nominonte herë tjetër.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |