Bledi dhe Olta, pëlqehen apo jo?
Bledi, Olta, Domi, Rezi, Klodi dhe Seldi ndodhen
në dhomën e gjumit dhe po bisedojnë për lidhjen e mundshme ndërmjet
Bledit dhe Oltës. Klodi pyet i pari Domenikën dhe i thotë që a i shikon
si çift ata të dy dhe Domi i përgjigjet që i pëlqejnë dhe mendon se
mund të shkojnë, dhe këtë e ka pohuar gjithmonë. Më pas Rezi hidhet dhe
thotë që kur ka biseduar njëherë me Bledin për vajzat që i pëlqejnë
atij, ai ka përshkruar një karakter dhe fizik komplet tjetër nga ai i
Oltës. Bledi është kthyer nga Olta dhe është shprehur që të mos dëgjojë
informacione të gabuara, pasi nuk janë të vërteta. Ai i thotë që ata të
dy përkojnë në shijet e muzikës por jo totalisht, Seldi e ndërpret dhe
i thotë që ky nuk është një përcaktor i fortë pasi atij i pëlqen Olta
në shumë aspekte të tjera. Bledi i thotë Rezartës që ajo shkon mjaft
mirë me Jemirin, këtë mendim e mbështet dhe Seldi. Rezi i përgjigjet që
Jetmiri i ka ato që ajo kërkon dhe pëlqen tek një mashkull.
Rezi i drejton Bledit dhe një pyetje tjetër dhe i thotë që ai është
shprehur që i pëlqejnë femrat e thjeshta dhe jo “ekstrem”. Ajo përdor
këtë përcaktim dhe Bledi i përgjigjet me pyetje duke i thënë përse Olta
i duket ekstrem Rezit. Kjo e fundit i thotë që ka menduar se atij i
pëlqejnë vajzat që bëjnë më pak make-up dhe vishen më thjeshtë, ndërsa
Olta i ka më të tepruara të dyja elementët. Bledi i përgjigjet që ai
nuk mund ta ndalojë Oltën të lyhet dhe ai e pëlqen ashtu siç është. Ai
shprehet që për të është shumë e rëndësishme që përkojnë në karakter
dhe kur në mes ka një ndjenjë, i lë mënjanë disa gjëra të tjera.
Enxhi flet me Klodin për Valonin
Valoni, Enxhi dhe Seldi bisedojnë për një kohë të gjatë jashtë. Seldi i thotë Valonit se ai ka bërë gabim që u shpreh në atë mënyrë, ndërsa Enxhi thotë se ajo mbrojti Valonin pasi kishte parë se ai ishte nxitur nga të tjerë. Valoni është mërzitur dhe ndjehet keq që ka vepruar në një mënyrë të atillë. Pas disa minutash Enxhi shkon brenda dhe bisedon me Klodin duke i treguar bisedën që pati me Valonin jashtë. Enxhi i thotë Klodit se ajo e kishte mbrojtur Valonin sepse të tjerët iu kundërvunë dhe e frynë që ai të kishte atë sjellje. Pasi sqaron veprimet e saj, Enxhi i thotë Klodit se Valonit i vinte keq dhe nuk kishte dashur që të prekte drejtpërdrejt Klodin. Enxhi thotë se Valoni nuk i pranon homoseksualizmin për veten e tij, por me Klodin nuk kishte asnjë lloj urrejtjeje. Klodi thotë se atij nuk i vinte keq nga fakti që Valoni është shprehur kundër prirjeve të tij seksuale, por ngaqë Valoni ka rënë viktimë e të tjerëve pasi ka dëgjuar ato që të tjerët thonë. “Do kisha dashur që të vinte e të ma thoshte mua, jo të tjerëve” thotë Klodi. Enxhi vazhdon ta sqarojë Klodin për rrjedhën e debateve të mbrëmshme. Ajo thotë se debatin e bënë të tjerët dhe ajo t’ua nxjerrë këtë. Klodi thotë se atij nuk i pëlqen që të tjerët të përdorin emrin e tij, “unë i kam pritur edhe reagime të tilla, por nuk më pëlqejnë thashethemet” shton Klodi. Enxhi i kërkon që Klodi t’i japë mundësinë Valonit që të sqarohen, pasi edhe Valonin e ka prekur kjo situatë. Klodi pranon dhe i thotë që kur të dojë Valoni për të nuk ka anjë problem, mund të flasin dhe të qsarohen në momentin që Valoni do t’ia kërkojë një gjë të tillë.
Kika dhe Miri bisedojnë per Rezin
Hakiu pyet Jetmirin për ndjenjat dhe raportin që ai ka aktualisht me Rezartën. Hakiu i thotë se Rezarta është një vajzë naive. Jetmiri e mohon me njëherë dhe thotë “të sigoroj që vetëm naive nuk është, asaj qeni shkopin nuk ia ha” thotë Jetmiri dhe më pas nis të sqarojë Hakiun për ndjenjat e tij. Ai thotë se mes tij dhe Rezit ka një tërheqje, por ai nuk pret që ketë diçka më tepër për momentin. Hakiu i thotë se është krijuar ideja se Jetmiri nuk po e trajton mirë Rezartën. Jetmiri e mohon në mënyrë të vendosur këtë gjë the thotë se kjo është mënyra e tij e të sjellurit një një lidhje. Jetmiri i thotë Hakiut se ai nuk është lidhur me Rezin për lojë pasi mendon se ai mund të luaj më mirë vetëm dhe lidhja me Rezin mund dhe të ndikojë për keq. Ai i shpjegon Hakiut se kjo është praktika që Miri ndjek në një lidhje, ku dëshiron që të nxjerrë fillimisht anët e tij negative në mënyrë që më pas ta ketë më të lehtë që të kuptohet me vajzën. Ai i thotë Kikës se nuk ka si qëllim që ta lëndojë apo ta bëjë të ndjehet keq Rezartën. Hakiu i thotë se kudrërvënia që i bën Jetmiri Rezartës, mund të ndikojë për keq te publiku. Jetmiri thotë se ai i ka menduar këto gjëra edhe më parë, por ka vendosur që të sillët në këtë lloj lmënyre. Më pas të dy diskutojnë për debatet e mbrëmshme dhe shprehjet që kishte përdorur Jetmiri. Jetmiri thotë se ai kishte vepruar pa u menduar shumë gjatë, ndërsa Kika i thotë se gaboi në të shprehur pasi Jetmiri nxiti më tepër Valonin, por Jetmiri nuk e pranon këtë gjë.
Pro dhe kundër Valonit
Jashtë nis përsëri debati ku Bledi komenton shprehjet dhe veprimet e Valonit. Ai thotë edhe një herë se atë e vrau gjesti i djalit kosovar dhe jo mendimet e tij. Jetmiri i del në mbrojtje të Valonit. Ai u thotë bnorëve se po i ekzagjërojnë muhabetet kot. Ai thotë se ashtu si të gjithë edhe Valoni ka mënyren e tij të të shprehurit dhe të vepruarit. Sipas Jetmirit nuk është e drejtë që dikush që në një moment të flasë për diçka qoftë edhe në mënyrë të gabuar, të tjerët të fillojnë e të bëjnë gjyq. “ Kush janë keta të tjerët që paragjykojnë Valonin që thonë jo duhet të vejë në burg etj” thotë Jetmiri duke shtuar se atij nuk i vjen mirë që të tjerët të bëjnë interpretime të gabuara. Bledi i thotë se ai nuk do që ta lejojë dikë që të veprojë në atë mënyrë, por Jetmiri i thotë se nëse atij nuk i pëlqen mund t’i vërë kufij, por jo ta pengojë atë të shprehet dhe të veprojë në mënyrë të lirshme. Pas një diskutimi të gjatë Bledi thotë se ai mendon ende se Valoni nuk është djalë i keq, ndërsa Seldi shton se Valoni nuk e ka zemrën e keqe “ai thjesht është i frym, i pompum nga dikush tjetër këtej” duke ia hedhur këtë Jetmirit i cili as që i përgjigjet fare. Në bisedë ndërhyn edhe Ada e cila thotë “zemrën nuk ia shofim askujt, ne shofim si veprojnë”. Më pas Klodi largohet dhe kjo bisedë mbyllet.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |