Sot nė Big Brother..5.02.2010

Sot nė Big Brother..5.02.2010

Domi dhe Bledi për ndjenjat e tyre

Bledi dhe Domi kanë biseduar në dhomë për Seldin dhe Oltën. Ai e pyet se si po i shkojnë mardhëniet me Seldin dhe ajo nuk jep një përgjigje të drejtpërdrejtë, por i thotë që ajo nuk po mundet të shkëputet plotësisht, ndodhta dhe për faj të sajin që vazhdon të flasë e të bëjë shumë shaka me Seldin. Bledi aprovon dhe i thotë që ndonjëherë ajo i rri shumë afër Seldit dhe e këshillon të mbajë pak më shumë distancë, në mënyrë që gjërat të jenë të qarta. Më pas Bledi pyet Domin në ka folur me Oltën, dhe ajo përgjigjet që ka folur por nuk ka kuptuar ndonjë mendim të sajin. Ai shprehet që ajo është gjithmonë e pakuptueshme. Domi i tregon që ajo i ka thënë që janë vetëm shokë dhe Bledi përgjigjet ai i ka marrë parasysh të tëra, dhe pjesën shoqërore. Bledi tregon se ai nuk ka dhënë deklarata dashurie por i ka kërkuar t’i tregojë se çfarë pozicioni kanë ata të dy dhe ajo i është përgjigjur që është “ në anije”. Ai thothë që është më mirë që e ka bërë atë përballje se sa t’i linte gjërat pas dore. Bledi shprehet që ai e ka xhan Oltën, por nuk është dhe shumë i sigurt se çfarë do në të vërtetë. Domi i thotë që ajo ndihet e lëkundur si ai. Bledi i thotë që ndjehet më mirë me një person që i jeq qetësi se sa më një që është shumë provokues. Më pas aty vjen Olta dhe biseda e tyre ndërpritet. Bledi i thotë me shaka që ajo nuk duhet të ndrërpresë bisedën e dy personava dhe duhet të largohet, por ajo i thotë që nuk i intereson dhe do të rrijë aty. Olta shprehet që ajo ka shumë kënaqësi kur njerëzit nuk e pëlqejnë karakterin e saj dhe ai nuk arrin dot t’a bëjë me nerva. Më pas Bledi pyet Domin a i ka ndodhur ndonjëherë që me një djalë që ka patur lidhje, të kenë ngelur shokë pasi janë ndarë dhe ajo i tregon që ka ndodhur vetëm në një rast, me të cilin komunikon në telefon herë pas here. Bledi shprehet që kjo i duket një gjë shumë e mirë, por janë të pakët njerëzit që e mendojnë kështu. Ai thotë që nuk e shikon të arsyeshme që të mos përshëndetesh kur e shikon një person që ke patur një lidhje dhe arsyet e ndarjes kanë qënë për mospërputhje karakteresh.

Hakiut dhe Bledit nuk i puqen karakteret

Kika dhe Bledi janë afruar sërish për të folur me njëri-tjetrin. Kika i thotë Bledit që nuk pëlqen tek ai faktin që ai thotë një fjalë dhe ikën, nuk dëgjon mendimet e të tjerëve. Bledi kërkon nga Kika t’i japë një shembull dhe ai i thotë që një ditë Bledi ka ardhur dhe ia ka numëruar Bertinës dhe atij të gjitha gjërat që ai mendon për ta dhe ka ikur menjëher, pa pritur reagimin e të tyre. Bledi shprehet që nuk e mban mend si episod, dhe thotë për Kikën që ai mund të jetë njeri shumë i mirë, por natyra e karakterit dhe e shoqërisë nuk piqet me të tijën. Ai i tregon gjithashtu që e ka nominuar dhe e ka bërë për faktin që Kika merret gjithë ditën me punë dhe Bledi nuk shikon gjë tjetër nga ai përveç punëve të shtëpisë. Kika i përgjigjet që kjo nuk i duken ndonjë gjë shumë e keqe, ndërsa Bledi shprehet që ai sapo zgjohet në mëngjes merret me punë dhe kur mbaron futet në botën e tij dhe nuk flet. Më tej Bledi thotë që Kika është shprehur për të që është enigmatik dhe ai i shpregon që me njerëzit që ka afër nuk është i tillë ndërsa me të tjerët mund të duket ashtu. Bledi shprehet që Kika nuk ka raport me asnjë njeri aty dhe Kika i thotë që kjo nuk është e vërtetë. Ky i fundit shprehet që përfundimisht ata të dy nuk kanë të njëjtin karakter dhe i tregon që ai mundohet të ketë raporte dhe lidhje të mira me njerëzit që mendon se mund të kuptohen. Bledi i thotë që me të nuk mund të ketë një raport normal kur ai e di që ka patur një mosmarrveshje me Mirin dhe pas shumë pak kohësh i shikon duke ndenjur bashkë, pa e ditur se si janë sqaruar. Kika shprehet që ai ka mënyrat e tij të të sqaruari dhe nuk është dakord që konfliktet të vazhdojnë gjatë. Bledi këmbëngul që ai nuk është në dijeni se si janë sqaruar ata dhe Kika i përgjigjet që nuk ka pse t’a dijë. Ai i siguron që aty nuk po bëhet lojë e dyfishtë. Bledi shprehet që nuk do që të mbizotërojë intriga në atë lojë pasi nga Big Brother, po e kthejnë në “Big intriga” . Kika thotë që ai ka gjatë gjithë kohës që mundohet që t’a luftojë intrigën, por ndoshta nuk po përdor mjetet e duhura. Më pas ata duket se bien dakort me njëri-tjetrin dhe lënë pas keqkuptimet dhe kalojnë në një temë tjetër se si duhet të ngrihet popullsia e një vendi kur i bëjnë padrejtësi, dhe marrin shembuj të ndyshëm të protestave popullore

Edi dhe Hakiu për nominimet

Pasi Hakiu ka folur gjatë me Bledin për Valonin dhe Jetmirin, ka ardhur Edi dhe ka biseduar me Hakiun. Fillimisht ata flasin për faktin që banorët fshehin ushqime dhe sende të tjera për t’i konsumuar vetë. Edi i thotë që dhe ai e ka bërë këtë gjë, por disa ditë më parë kur mendonte se historia do të merrte një rrjedhë tjetër. Ai e ka fjalën për Rezin dhe tregon se ato veprime i ka bërë për të, madje ia ka shprehur dhe asaj. Kika do t’a ngushëllojë dhe i thotë që të mos e mbajë mendjen tek ajo histori, pasi ka kaluar dhe i tregon që në Kosovë kanë një shprehje “ për hajër u bëftë” dhe ia uron dhe Edit, gjithashtu i thotë që Edi meriton diçka më të mirë. Edi shprehet që dhe ai po bindet për këtë dhe e falenderon.
Më pas Edi e pyet Kikën nëse ka emocione për faktin që është i nominuar dhe ditët po afrojnë. Kika përgjigjet që nuk ndjehet i frikësuar pasi kjo javë për të ka qënë java më e mirë. Ai shprehet më tej që nuk është ndjerë në presion duke e krahasuar me javën e kaluar, por do t’i vinte keq nëse do të ikte këtë javë pasi mendon që ka njerëz që duhet të dalin para tij. Edi i thotë që gjithsesi është java e gjashtë që ata po e shijojnë aventurën e tyre në Big Brother dhe nuk është se Kika nuk ka patur mundësi të shijojë apo të tregojë veten. Kika i përgjigjet që ata ia kanë kaluar shumë mirë dhe janë kënaqur, por të tjerë do të kenë fatin të kënaqen ende.

Bledi dhe Kika flasin për Valonin

Bledi dhe Hakiu janë ngritur nga gjumi e duke përgatitur kafen, bisedojnë. Bledi i thotë Hakiut se ka menduar që të mblidhen njëherë të gjithë e të diskutojnë mbi cështjen e zënkës së tij me Valonin sepse sërish ka disa paqartësi. Ai tregon se foli një natë më parë me Valonin dhe Mirin dhe se Valoni e kishte ndërruar sërish versionin e bisedës dhe kishte thënë se nuk e kishte fryrë Miri, ndryshe nga sa kishte thënë më parë. “Dua të di kush e ka fryrë para zënkës Valonin”- shprehet ai duke thënë edhe se do që ta nxjerrë fajtorin e situatës. Hakiu tregon se të nesërmen e ngjarjes ai i sqaroi këto biseda me Jetmirin, por Bledi mendon se duhet të mblidhen të gjithë e ta diskutojnë. “Secili ka mënyrën e vetë”- shprehet Hakiu. Bledi thotë se i duket sikur intrigantët po fitojnë e ai do që të dalin ata që janë të sinqertë, ndaj mendon që të mblidhen e Valoni të tregojë para të gjithëve versionin e tij. Ai shton se po mendon sikur Valoni e ndryshoi versionin më pas, i influencuar nga dikush. Bledi tregon se gjatë gjithë javës ai kishte debate me valonin dhe atë natë u përmblodh e gjitha. Kika mendon se Bledi ka bërë një gabim me Valonin sepse në vend që të qetësonte situatën, ai e coi më tej. “Valoni është më i ri se ti”- i thotë Hakiu dhe shton se ajo situatë u acarua kot sepse nuk filloi fare ndërmjet tij dhe Valonit, por midis Valonit dhe Klodit. Bledi thotë se reagoi menjëherë sepse ishte Valoni që u foli në numrin shumës duke i prekur të gjithë. Ai thotë se nuk e kupton Valonin se si i mendon gjërat, por është i bindur se ka qënë i ndikuar nga Miri. Hakiu tregon se Valoni ishte keqkuptuar dhe fjalën fryrje e kishte kuptuar për kurajo. Ai thotë se edhe vetë kishte një mosmarrëveshje me Mirin. Bledi ndërhyn dhe e pyet se përse nuk u sqarua në sy të të tjerëve, por Hakiu ia kthen se problemet që ka ai me Mirin, i zgjidh vetë me të. Bledi i thotë që aty po fiton intriga dhe jo hipokrizia. Bledi shprehet “këtu është bërë hidh gurin, e fshih dorën”, dhe kjo nuk është e ndershme. Kika përgjigjet që e rëndësishme është të gjehet një rrugë komunikimi për t’i sqaruar keqkuptimet dhe tregon se me Mirin nuk i ka sqaruar të gjitha gjërat por ai nuk e ka në karakter që të grindet para të gjithëve.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek