Në strategjinë e tij për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, Edvin Rama po përdor jo vetëm bojkotin, jo vetëm kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por ai dje kaloi edhe në shpifje, trillime e fallsifikme të ulta për sistemin e identifikimit të qytetarëve shqiptarë.
Dje nëpërmjet numrit dy të Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruci, paraqiti dëshmitë e tij fallco për sistemin e lëshimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike duke nxjerrë para kamerave dokumenta të prodhuara nga Taulant Balla në kazinonë e tij të preferuar në Tiranë, dhe i serviri ato si letërnjoftime elektronike të prodhuara nga dy tre herë për të njëjtin person.
Me këtë sulm armiqsor ndaj liberalizimit të vizave, Edvin Rama hoqi cdo maskë dhe u tha shqiptarëve se është i gatshëm të mos ndalet para përdorimit të cdo të keqe për ti ndëshkuar ata për qëllime personale.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Shtetit që bazuar në ligjet e vendit, të cilat kanë penalitete të rënda për fallsifikimet e dokumentave të identitetit të ndërmarrë një hetim urgjent për ndëshkimin e këtij akti të shëmtuar të zotit Rama.






