Konferenca pati si qëllim bashkëbisedimin e hapur me studentët dhe pedagogët për reformën e AL dhe strategjinë e zhvillimit të tij.
Gjatë fjalës së tij Ministri Tafaj theksoi edhe një herë reformat kryesore të procesin e Bolonjës. Sigurimi i cilësisë në universitete, orientimi i studimeve drejt tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendi, reformimi i financimit të AL-ve të orientuar tek studenti në nivelin postsekondar dhe Bachelor, përgatitja e profesoratit të ri si dhe
gjallërimi i kërkimit shkencor ishin pikat në të cilat u ndal Tafaj.
Pozicioni i UBT si një qendër e fuqishme mësimore- shkencore në sistemin e AL do t’i sherbejë bujqesisë dhe zhvillimit rural, industrisë agro-ushqimore dhe sigurisë ushqimore, rrjetit të ekonomisë së shërbimeve që lidhen me të dy fushat prodhuese.
“Sektorët e sipërpërmendur janë prioritar për çdo vend të BE, çka nënkupton perspektivë shumë të qartë zhvillimin afatgjatë”- tha Tafaj
Duke e cilësuar Ofertën Akademike të UBT-së në formën e një piramide me një bazë shumë të gjërë e cila i përket një Bachelor kryesisht për vetëpunësim, ministri Tafaj vlerësoi se baza e piramidës përmban edhe POSTSEKONDAR dhe në pjesën e mesit të piramidës duhet të vendosen kualifikimet, diplomat Bachelor dhe Master Profesional. Piramida ngushtohet tek “Master i Shkencave” dhe DND. Maja e piramidës është “Doktorata”
“Kjo strategji e ofertës akademike duhet shpjeguar qartë dhe hapur studentëve. Secili duhet të aplikojë për të studiuar në këtë universitet kryesisht për t’u vetëpunësuar dhe për të zhvilluar një aktivitet privat në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural, industrisë agroushqimore dhe të shërbimeve të lidhura me to”-tha Tafaj.
Reforma e financimit të AL do të nxisë UBT-në të zhvillohet në drejtimin e kërkimit shkencor. Por kjo kërkon përgatitje, investime në Know – How dhe infrastrukture.
Duke u ndalur në investimet publike për kërkimin dhe teknologjinë, Ministri Tafaj shpjegoj se ato do të jenë edhe për një periudhë afatmesme të kufizuara, prandaj duhet të shfrytëzohen PROGRAMET INETRNACIONALE, sidomos FP 7 dhe programe të tjera të BE.
Shkolla e Doktoratës duhet shfrytëzuar për të krijuar kapacitetet e nevojshme dhe me kualifikimin adekuat shkencor për të reflektuar prestigjin shkencor të UBT-së, cilësoi Tafaj.
Në përfundim Ministri Tafaj theksoi se universitetet publike duhet të bëhen “korporata” publike që do të konkurojnë jo vetëm në tregun e AL por edhe në atë të Shërbimeve dhe të “Know – How”.
| Tiranë | 6 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |