Një protestë kundër homoseksualizmit është zhvilluar dje në mbrëmje në Lezhë nga dhjetëra djem të këtij qyteti, në shenjë reagimi ndaj deklarimit të një personazhi të një reality show se ai kishte prirje homoseksuale.
Duket se një pohim i tillë, i bërë me në publik nga një ekran televizori, ka nxitur zemëratën e tyre për t’i nxjerrë në rrugë të madhe duke protestuar rreth 100 qytetarë të moshave nga 15 deri në 50vjeç, pjesa më e madhe e tyre të rinj.
Ata kanë theksuar se djaloshi në fjalë nukështë lezhjan, porse familja e tij ka ardhur në Lezhë në vitet '80-të, duke shtuar se “Lezha nuk e meriton njollën e "homoseksualitetit".
Ai ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe të kombit shqiptar. Nuk duam që ky fenomen të kthehet në një "epidemi". Lezhjanët janë shquar si intelektualë dhe janë të njohur në mbarë botën për historinë, traditën dhe kulturën dhe jo për homoseksualitet”, janë shprehur disa prej tyre gjatë protestës.
Duke shtuar se “nëse miratimi i ligjit për homoseksualët është kusht për të hyrë në Evropë, ata duan të ruajnë krenarinë e kombit shqiptar, ku homoseksualiteti sipas tyre nuk është njohur dhe trashëguar kurrë”.
Më tej, qytetarët lezhjanë më pas kanë marshuar në bulevardin "Gjergj Fishta", duke u bërë ftesë bashkëqytetarëve të tyre që të bashkohen kundër, siç e quajtën ata"fenomenit Klodi".
Duke shtuar madje se do të vazhdojnë të protestojnë edhe në Tiranë.
Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak kohë pasi Kuvendi ka ligjëruar nismën për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me prirje të ndryshme seksuale.
Ndërkaq, lidhur me këtë protestë ka reaguar menjëherë Aleanca Kundër Diskriminimit të Homoseksualëe LGBT, sipas të cilës, shfaqje të tilla që frymëzojnë dhunën dhe urrejtjen mes grupeve të ndryshme në shoqëri.
Sipas këtij organizmi, “është qesharake por mbi të gjitha e trishtueshme të shikosh të rinj që shpenzojnë energji të tilla ndërkohë që duhet të mendonin më mirë si të arsimohen, apo si të punësohen, apo si të rriten të shëndetshëm në një shoqëri që edhe falë prapambetjes së tyre është kaq e egër dhe kaq përjashtuese”.
Më tej, deklarata në fjalë shton se “ngjarje si protesta anti-homoseksualizëm në qytetin e tyre janë të paligjshme”.
Në fund, Aleanca LGBT i kërkon pushtetit vendor në Lezhë që të kërkojë ndjesë publike për protestën e zhvilluar kundër deklarimit të një personi në një shou-televiziv se ai është homoseksual.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |